SHBA, numëron gati gjysmën e shpenzimeve ushtarake në botë

Shpenzimet ushtarake sipas vendeve (burimi IISS)
Sipas Institutit Ndërkombëtar për Studimet Strategjike, në një kohë kur buxheti i vendeve perëndimore është nën presion nga shkurtimet e detyrueshme buxhetore për shkak të krizës, SHBA ka hapur “thesin” për investimet në industrinë e armatimeve. SHBA ka gati gjysmën e shpenzimeve botërore për mbrojtjen (45.7%) për vitin 2011-të. Pas saj vjen Kina me 5.5%.
SHBA dhe fuqitë perëndimore po humbin monopolin në fushat kyçe të teknologjisë së mbrojtjes. Edhe pse eksportimi i armatimeve nga vendet perëndimore ka qenë i një niveli të lartë, konkurrenca nga vendet në zhvidhim po rritet pasi Brazili, Kina, Rusia, Singapori, Afrika e Jugut dhe Koreja e Jugut kanë ambicien për prodhim të armëve për import.
Në të njëjtën kohë Azia dhe Lindja e Mesme për vitin 2011 ka pasur një bum të jashtëzakonshëm sa i takon shpenzimeve ushtarake.
Në një atmosfere staniacioni ekonomik, Mbretëria e Bashkuar mbetet vendi më me shumë shpenzime ushtarake në Evropë.
IISS vlerëson se Koreja e Veriut mbetet vendim më i rrezikshëm i të gjitha kohërave që prej fundit të luftës koreane në vitin 1953. /Florenc Stafa/
Shpenzimet për mbrojtjen:
SHBA 45.7%
Britani 3.9%
France 3.6%
Gjermani 2.7%
Kin렠 5.5%
Japoni 3.6%
Indi 2.3%
Rusi 3.3%
A. Saudite 2.9%
Brazil 2.3%