E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Zgjedhjet, jetike per integrimin Rozeta Rapushi

Pak dite para zhvillimit te zgjedhjeve lokale, nderkombetaret theksojne faktin se ky proces eshte shume i rendesishem per rrugen e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Madje per kete ceshtje, ambasadori i Bashkimit Evropian, Etore Sequi gjate nje takimi te zhvilluar diten e djeshme me Presidentin Bamir Topi, e informoi se ne 21 maj, do te zhvilloje ne Shqiperi nje vizite edhe Presidenti i Komisionit Evropian, Manuel Barrozo. Sipas Sequi, Barrozo do te shoqerohet edhe nga nje delegacion zyrtar i nivelit te larte dhe vizita e tyre, behet vetem pak dite pas perfundimit te procesit zgjedhor, i dekretuar me 8 maj. Ne kete kuader, kreu i delegacionit te BE-se ne Tirane, ambasadori Sequi i beri te qarte Presidentit Topi, rendesine jetike qe zgjedhjet vendore te 8 majit kane per ecurine integruese evropiane te vendit tone. Proces qe me sa duket, do te vihet menjehere ne "peshoren" e nderkombetareve, zyrtareve te nivelit te larte te cilet do te vizitojne vendin tone vetem pak dite me vone. Nga ana e tij, gjate takimit ne presidence, kreu i shtetit Topi, vuri theksin ne domosdoshmerine e zhvillimit te nje fushate te qete dhe te civilizuar. Nje apel qe Presidenti Topi, e ka bere jo pak here publikisht ne kete fushate zgjedhore por edhe para celjes se saj. Presidenti Topi theksoi nevojen e zhvillimit te nje fushate sa me te qete e te civilizuar, si dhe mbajtjen me sukses te zgjedhjeve te lira, te ndershme dhe sipas standardeve demokratike. Per kete ceshtje, ne menyre te perseritur edhe nderkombetaret po bejne thirrje, jo vetem per nje fushate te qete por edhe per zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, me te mira se zgjedhjet e zhvilluara me pare. Ky proces, do te ndiqet nga afer nga vezhguesit e huaj, te cilet vetem nje dite pas mbylljes se zgjedhjeve pritet qe te japin edhe noten per mbarevajtjen e tyre. Nderkohe qe sipas Ambasadorit te BE-se, procesi eshte i lidhur ngushte me integrimin e vendit, pasi Shqiperia ka aplikuar per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Per te pare nga afer situaten ne vendin tone vetem 13 dite pas zgjedhjeve, vete Presidenti i Komisionit Evropian Barrozo do te vizitoje Shqiperine. Ku pervec takimeve me personalitete te ndryshme ne vend, kreu i komisionit do te shprehet edhe mbi situaten pas zgjedhore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›