Basha: Bizneset lehtesira fiskale Sonila Isaku
Te gjitha bizneset ne kryeqytet, do te kene lehtesira fiskale ne rast se ai ne daten 9 maj do te jete kryetar i bashkise se Tiranes. Gjate nje takimi me Shoqaten e Agrobiznesit, Basha paraqiti platformen e tij, e cila parashikon krahas uljes se taksave edhe ngritjen e tregjeve me kushte optimale ndertimi, nje qender panairesh, licencim dhe ndertim te thertoreve, etj.
Bizneset
Normalizimi i cmimeve ne Tirane, eshte nje tjeter prioritet i Lulzim Bashes. Ne funksion te kesaj, Basha eshte i vendosur te krijoje lehtesira fiskale per bizneset e Tiranes. "Bashkia do t'ju ndihmoje, une do t'ju ndihmoj. Do te thjeshtoj taksat dhe do t'i ul ato qe mbeten, do t'i kthej shume me shume para, te cilat sot nuk dihen se ku perfundojne. Jo vetem kaq. Do t'ju ofroj sherbime qe ju te mos harxhoni para ekstra per aktivitetet tuaja. Dhe kerkoj qe kjo te reflektohet ne normalizimin e cmimeve ne qytetin tone, sepse kjo i sherben interesave te qytetareve", ka pohuar Basha gjate fjales se tij. Ndersa ka permendur se do te kete edhe nje thertore per shitjen e mishit e cila do te realizohet brenda dy muajve te pare te mandatit te pare te Bashes. "Jam i vendosur qe te perparesoj projektin e ndertimit te nje qendre panairesh dhe konventash ne bashkepunim me sektorin privat. E verteta eshte se ka 3 vite qe ky sektor e kerkon kete, por eshte nje interes qe ka rene ne vesh te shurdher. Ne do te investojme ne bashkepunim me bizneset, per te permiresuar infrastrukturen ne tregje", tha Basha. Duke qene se shume biznese shtrihen pergjate segmentit Tirane-Vore dhe shumica e punonjesve jane qytetare te Tiranes, Basha parashikon krijimin e nje linje urbane Tirane-Vore e cila do te krijoje kushte te pershtatshme per punonjesit dhe do te ndihmoje bizneset.
Pronat
Basha premton zgjidhjen e problemeve te kompensimit te tokes, te ujesjellesit. Projekti i Lulzim Bashes per zhvillimin e Tiranes bazohet ne vleresimin real te prones. Ne bashkebisedimin me banore te njesise bashkiake Nr.3, Basha garantoi se do t'i jape fund abuzimit me pronen dhe se cdo centimeter toke qe do te perdoret per investime publike, do te kompensohet me vleren e tregut. "Dyqani ka qene deri atje dhe nuk me kane dhene asnje cent, kam tapine e 1948-s", tha nje pronar i vjeter toke. "Jemi tirons 100-vjecar ketu dhe na kane marre 3 metra oborr. Nuk na ka demshperblyer fare, bashkia nuk na pyeti. E mori oborrin per te parkuar makinat anes rruges",-tha nje qytetare autoktone. Por te gjitha ketyre shqetesimeve, Basha iu ka dhene pergjigje duke treguar se cili eshte projekti i tij. "Kjo nuk mund te ndodhe me dhe nuk do te ndodhe me! Me planin e ri urbanistik cdo pronar do te kete te drejte ta zhvillojne pronen e vet ne menyre proporcionale dhe asnje centimeter katror prone, nuk do te preket pa demshperblim me vleren e tregut",-tha Basha. Ky i fundi ka premtuar se nuk do te kete taksa te larta te dyqaneve dhe pronareve qe iu eshte "rrembyer toka" do te kete demshperblim te tyre.