E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Zgjedhjet, test per integrimin

Bashkimi Evropian po monitoron hap pas hapi situaten parazgjedhore ne Shqiperi dhe keshillon zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, si nje hap drejt anetaresimit. Ambasadori i Komisionit Evropian ne vendin tone, Helmut Lohan tha dje gjate konferences "Drejt Evropes", se Shqiperia duhet te perfundoje me sukses keto zgjedhje per te ecur drejt Evropes. "Shqiperia ka arritur nje nivel thelbesor te demokracise, nivel i cili duhet demonstruar ne javet ne vijim me perfundimin me sukses te procesit zgjedhor dhe me zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme me 28 qershor", theksoi Lohan. Jo me larg se dy jave para zhvillimit te zgjedhjeve, ambasadori Lohan theksoi se, Bashkimi Evropian dhe te gjithe miqte e tjere te Shqiperise jane duke e ndjekur me vemendjen dhe interesin maksimal procesin zgjedhor. Sipas tij, Shqiperia me shume se kurre ka mundesine t'i tregoje Bashkimit Evropian se ka rritur nivelin e pjekurise dhe se ka kapacitetet te organizoje zgjedhje te lira dhe te ndershme, sipas standardeve evropiane. Lohan theksoi se zgjedhjet parlamentare, jane nje test per Shqiperine dhe ndaj vemendja e BE-se eshte perqendruar ne kete proces. "Po e monitorojme kete proces zgjedhor, qe eshte test per Shqiperine ne rrugen e saj integruese drejt Bashkimit Evropian, me nje vemendje te jashtezakonshme. Eshte i nevojshem konsensusi i te gjitha paleve ne Parlamentin e ri, per integrimin e Shqiperise", vijoi Lohan. Paralajmerimi i ambasadorit te KE-se, Lohan vjen pikerisht kur na ndajne vetem dy jave nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare, qe do te mbahen me 28 qershor. Gjate kesaj periudhe, nderkombetaret vazhdimisht kane bere thirrje per zgjedhje te lira, si nje nga kushtet per anetaresimin ne BE. Nderkohe qe vezhgues te OSBE/ODIHR, jane shperndare ne te gjitha zonat e vendit per te monitoruar nga afer procesin e pergatitjes se zgjedhjeve si dhe ate te pajisjes se zgjedhesve me karta identiteti. Deri me sot, vezhguesit e drejtuar nga ambasadorja Audrey Glover, kane bere publik dy raporte para zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare. Te dy raportet, mbartin shqetesimin per pajisjen ne kohe te shtetasve me karta identiteti. Behet fjale per ata zgjedhes, te cilet nuk kane pasaporte dhe domosdoshmerish per te votuar u duhen kartat e identitetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›