OBSH: Gripi i derrave ne Shqiperi, ne shtator
Gripi i derrave do te jete prezent ne vendin tone ne periudhen e vjeshtes, pikerisht pas ardhjes se emigranteve dhe turisteve. Ky fakt eshte bere i ditur nga perfaqesuesi i Organizates Boterore te Shendetesise ne Shqiperi, Anshu Benarje. Sipas tij, ne kete situate aktuale qe ndodhet Shqiperia, strukturat shendetesore duhet te forcojne vigjilencen. Ndersa per qytetaret ai keshilloi te mos neglizhojne problemet me shendetin. "Per Shqiperine s'ka asnje rast te dyshuar realisht, por ne shtator dhe ne tetor, ka me shume gjasa. Atehere do te shohim raste te prekura nga H1N1. Me e rendesishme eshte te monitorojme cfare ndodh ne vend dhe Instituti i Shendetit Publik dhe Ministria e Shendetesise, do te punojne me plan veprimi. Do te doja te keshilloja qytetaret te mos kufizojne udhetimet dhe te mbyllen ne shtepi. Por, nese vijne nga jashte dhe kane temperature nuk duhet te ngurrojne te drejtohen ne spital per te marre ndihmen mjekesore", ka theksuar Anshu Benarje, perfaqesuesi i Organizates Boterore te Shendetesise ne Shqiperi. Nje dite pasi Organizata Boterore e Shendetesise deklaroi fazen e gjashte te nivelit te rrezikut prej gripit te derrit, Shqiperia ka ndryshuar planin kombetar te kontigjences. Drejtori i Institutit te Shendetit Publik, Alban Ylli deklaroi te premten se ende nuk ka raste te dyshuara por jane forcuar masat mbrojtese, per te perballuar situaten ne rast epidemie. "Ne kemi marre masat per sigurimin e tamifuluse. Kjo vaksine do te injektohet vetem tek ata persona, te cilet do te shfaqin probleme dhe do te trajtohen ne spital. Masat e sigurise jane rritur edhe ne dogana, pikat hyrese si dhe ne te gjitha qendrat shendetesore", ka theksuar Ylli.
Rastet
Gripi i sivjetshem i derrave ka infektuar gati 30.000 vete, ndersa per nga bilanci i viktimave eshte shume larg pandemive te meparshme. Per nga niveli i vdekjeve, ai nuk eshte shume me i rrezikshem se nje grip i zakonshem, por problemi i H1N1 eshte se prek grupmosha te caktuara nga 5 deri ne 24 vjec dhe te rriturit nen 50 vjec.
Rastet
Gripi i sivjetshem i derrave ka infektuar gati 30.000 vete, ndersa per nga bilanci i viktimave eshte shume larg pandemive te meparshme. Per nga niveli i vdekjeve, ai nuk eshte shume me i rrezikshem se nje grip i zakonshem, por problemi i H1N1 eshte se prek grupmosha te caktuara nga 5 deri ne 24 vjec dhe te rriturit nen 50 vjec.