Nje pakete te re ligjore per te huajt
Legjislacioni i ri e kalon nga Ministria e Brendshme tek Ministria e Jashtme vendimmarrjen per miratimin apo refuzimin e kerkeses se te huajve per te marre vize hyrese apo qendrimi ne Shqiperi. Paketa e re ligjore per hyrjen e te huajve ne Shqiperi, perben nje hap tjeter perpara ne procesin e perafrimit te legjislacionit me ate te BE -se. Kjo pakete parashikon ndjekjen e procedurave te tilla nga te huajt qe kerkojne te hyjne ne Shqiperi, qe jane te njejta me ato qe shqiptaret ndjekin kur kerkojne vize per ne vendet e BE-se, apo ne vende te tjera te botes.
Gazmend Turdiu, Drejtor i Pergjithshem per ceshtje Juridike, Nderkombetare dhe Konsullore ne Ministrine e Jashtme, argumenton qellimin e hartimit te kesaj pakete ligjore: "Ne vijim te angazhimit qe kemi marre, per te perafruar legjislacionin e Shqiperise me ate te BE-se kemi bere nje hap te rendesishem me hartimin e zbatimin e kesaj pakete ligjore. Ashtu si cdo shtepi ka nje mur rrethues qe e mbron nga rreziqet dhe hyres te paautorizuar, ashtu edhe kjo shtepi e madhe qe quhet Shqiperi, ka muret e saj rrethues, qe jane kufijte, ka portat dhe hyrjet qe hapen dhe mbyllen sipas disa rregullave te caktuara, qe nuk jane te vecanta per shtetin shqiptar."
Jo te gjithe te huajt qe kerkojne te hyjne ne Shqiperi duhet te kalojne ne procedurat, qe parashikon paketa e re ligjore: "Ne menyre te njeanshme kemi hequr te gjitha kerkesat per vize per te gjithe shtetasit e BE-se. Paketa e re ligjore ka edhe nje klauzole, sipas te ciles, cdo shtetas jo i BE-se qe ka ose nje vize Shengen ose nje leje te vlefshme qendrimi per nje vend Shengen, vjen ne Shqiperi pa vize," thote Turdiu. Pervec ketyre rasteve, ne Shqiperi hyjne pa viza te gjithe shtetasit e vendeve me te cilat Shqiperia ka nenshkruar marreveshje reciproke te heqjes se vizave si me Maqedonine, Kosoven, Korene e Jugut dhe se shpejti pritet edhe me Bosnje- Hercegovinen. Per te gjithe shtetasit qe nuk u perkasin ketyre vendeve dhe as atyre te BE-se, paketa e re ligjore parashikon disa kategori vizash. "Kemi miratuar vizen A per lehtesira aeroportuale, eshte viza B qe eshte per persona qe kerkojne te kalojne ne territorin e Shqiperise te hyjne ne nje porte dhe te dalin nga nje tjeter, per te shkuar ne nje vend tjeter, viza C qe eshte ajo e qendrimit afatshkurter, dhe viza D qe eshte viza e qendrimit afatgjate, qe mund te merret per arsye te ndryshme bashkimi familjar, martese me nje shtetas shqiptar apo te huaj, qe ka leje qendrimi, per studime, mjekim etj., pra cfaredo arsye tjeter qe lidhet me nje qendrim te gjate ne Shqiperi," thote Gazmend Turdiu.
Dokumentacioni i kerkuar per te huajt qe nuk bejne pjese ne BE, dhe as ne vendet me te cilat Shqiperia ka nenshkruar marreveshje te ndersjella per heqjen e vizave perbehet nga ftesa e pritesit ne Shqiperi, llogaria bankare, sigurimi shendetesor, leja e punes, etj. A rrezikojne keto procedura uljen e numrit te turisteve qe vijne nga keto vende? Gazmend Turdiu mendon qe jo. Ai thote qe perkundrazi redukton kohen e marrjes se vizes, pasi cdo turist e di me saktesi se cfare kerkohet per te marre nje vize drejt Shqiperise dhe e pergatit paraprakisht dokumentacionin. Madje per ta nxitur turistet e huaj te vijne ne Shqiperi, paketa e re ligjore parashikon hyrjen ne Shqiperi pa viza te qytetareve te atyre vendeve jashte BE-se, per te cilet statistikat tregojne se kane interes per Shqiperine. "Qytetaret e Rusise, Ukraines dhe Serbise, mund te vijne ne Shqiperi gjate sezonit turistik pa viza, pasi ata rezultojne qe kane qene me te shumtet ne vitet e kaluara", -thekson Turdiu.
Perafrimi i legjislacionit te Shqiperise per vizat me ate te BE-se, ka sjelle edhe nje risi cilesore. "Nese me pare autoriteti qe kishte vendimmarrjen per miratimin ose refuzimin e nje kerkese per vize ishte Ministria e Brendshme, tani ky autoritet eshte Ministria e Jashtme. Natyrisht Ministria e Jashtme konsultohet me Ministrine e Brendshme, me policine e shtetit, nese personi qe kerkon vize per te hyre ne Shqiperi ka nje histori negative me shtetin shqiptar apo jo", - ve ne dukje Turdiu.
* Deutsche Welle