Rama: Berisha, humbje si PS me 2005
Partia Demokratike do te pesoje ne zgjedhjet e 28 qershorit, te njejten humbje qe pesoi Partia Socialiste ne zgjedhjet e vitit 2005. Kete deklaroi mbreme Edi Rama, kryetar i PS, gjate kremtimit te 18-vjetorit te krijimit te forces kryesore te opozites, ne Amfiteatrin e Liqenit Aritficial ne kryeqytet. Festa per socialistet nisi rreth ores 19:00 dhe ndersa pritej ardhja e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, te pranishmit shijuan koncertin me kengetare shqiptare si Gledis, Era Rusi, Ariela Krasniqi, Eranda Libohova dhe grupi muzikor Eest Side Family. Me ritmet e kenges "Cohu", kryesocialisti u ngjit ne skenen e amfiteatrit per te pershendetur pjesemarresit per 18 vjetorin e krijimit te partise qe ai drejton. Krahas urimit, Rama nuk la pa permendur kerkesen e perseritur te kryeministri Sali Berisha per kryesimin e listes se Tiranes. "Ne fakt nje karrige deputeti pas 28 qershorit do t'i duhet atij qe te ulet ne opozite, mua nuk me duhet, sepse mandati ma kerkon te rri ne kembe ne krye te nje detyre tjeter", u shpreh Rama. Nderkohe, duke iu drejtuar te gjithe qytetareve te Tiranes, kryesocialisti beri thirrje qe te bejne krahasimin midis te parit te listes se PD, qe eshte Sali Berisha dhe te pares ne liste qe ka PS, Vasilika Hysi. Per Ramen, Hysi eshte nje tjeter shprehje e asaj qe thote PS, e fuqise qe ka sot PS, per te perfaqesuar shume me teper se sa vetveten dhe per te qene e shtrire shume me lart. "Kemi vendosur te paren nje grua pasi ajo eshte shquar ne gjithe keto vite per betejen qytetare, ka qene e angazhuar ne shoqeri, ne jeten publike dhe ne debate e beteja me klasen politike", vleresoi kryesuesen e listes se kryeqytetit, Edi Rama. "Une jam shume krenar qe Partia Socialiste mund t'i ofroje jo vetem Tiranes, por edhe Shqiperise kuadro qe jane shprehje e sipermarrjes, jane shprehje e perkatesise ndaj komunitetit dhe perbejne ato ekipe deputetesh qe neser do te qeverise Shqiperine per 4 vjet", - tha Rama.
Ai premtoi se ne parlamentin e ri do te kete 20% gra dhe nje grup parlamentar qe do te kete 20% juriste dhe 27% pedagoge e arsimtare. Duke replikuar me kryeministrin, Rama tha se "Sali Berisha e perserit vazhdimisht cdo dite, qe me do mua te jem ne krye te listes se deputeteve. Ne fakt nje karrige deputeti pas 28 qershorit do t'i duhet atij te ulet, sepse mandati im ma kerkon te rri ne kembe, ne nje detyre tjeter", - vleresoi ai.
Rama nuk reshti akuzat ndaj kreut te PD, kur tha se "Sali Berisha, qe eshte kryeministri i vendit, ne gjithe keto vite beri gjithcka mundi per te frenuar ritmin e zhvillimit te kryeqytetit, por edhe me keq akoma, i shkaktoi kryeqytetit nje traume qe do te mbahet mend ne historine e vendit, si trauma me e madhe e korrupsionit shteteror, qe ishte shperthimi tragjik ne Gerdec".
Duke folur per politiken qe ndiqet ne vendin tone, Rama tha se dallimi mis nje partie qe jeton me njerezit dhe qe jeton me realitetin dhe midis nje partie qe nuk arrin ta beje kete, nuk eshte dallim moshor, por nje dallim qe ka te beje me aftesine qe ka partia per te transformuar dhe per te qene vazhdimisht nje shprehje e shoqerise. "Ne momentin kur partia nuk arrin dot ta shprehi shoqerine dhe ne momentin qe shoqeria nuk sheh te partia pasqyren e vetvetes, ajo parti eshte e destinuar te humbase, kjo do t'i ndodhi PD-se me 28 qershor, kjo i ndodhi PS tre viteve me pare", theksoi gjate fjalimit, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Duke pershendetur socialistet, ai theksoi se eshte me mish e shpirt i perkushtuar dhe i vendosur qe investimin e pamat shpirterore dhe energjite e jashtezakonshme qe keto vite ka mbledhur fale shkembimit te veshtrimeve, regjistrimit te zerave dhe historive, te bej te mundur qe te kthehet ne nje veper te cilen pa asnje dyshim PS do ta realizojne se bashku me fitoren e 28 qershorit. Ne skenen ku pershendeti te pranishmit, kryesocialisti ftoi, sic tha edhe ai, nje prej themeluesve te PS-se, Namik Dokle. Ne fjalen e tij, duke uroi 18 vjetorin e partise dhe u beri thirrje shqiptareve qe se bashku me PS te zgjedhin rrugen e duhur me voten e 28 qershorit. Por skenes nga ku beheshin urimet iu shtuan dhe anetare te tjere si Blendi Klosi, Kastriot Islami, Fatmir Xhafaj, Eduard Shalsi, Rudina Seseri, Vasilika Hysi etj. Nje e ftuar disi e vecante dhe e panjohur ishte edhe Drita, punonjese prej 18 vitesh ne seline roze, te ciles iu dha dhe nderi i prerjes se tortes ku shkruhej "Politika per ndryshim".