Ronaldo, pjese e historise se ndritur te futbollit
"Historia do ta kujtoje ate shume mire, ne termat e kontributeve si nje lojtar, qe i ka pasur te gjitha, shperthimin, egoizmin dhe talentin por ai ka qene ne te gjithe keto sezone, nje lojtar i shkelqyer", - thekson nje prej drejtuesve te klubit te Junajtid, Endi Miten. U desh pak kohe qe Ronaldo te kthehej ne ditet e tij me te mira kur mberriti ne Angli por ai u shnderrua ne nje lojtar prioritar per Mancester Junajtid, qe fitoi tre tituj e fundit kampion ne Premier Lige. Ne sezonin 2007-08 ai shenoi 42 gola, duke vendosur rekord te ri ne klub, qe deri nje vit me pare e mbante i madhi Xhorxh Best. Forma e tij e shkelqyer e vitit 2008 e shnderroi ate ne emrin me t votuar ne planet dhe fitoi keshtu cmimin prestigjioz te "Lojtari te Botes", sipas FIFA-s si "Topin e Arte". Ronaldo ishte shenuesi me i mire per klubin e tij gjate sezonit te fundit, teksa realizoi 26 gola, duke shenuar ne total 118 gjithsej, per 292 paraqitje.