BE akuzohet për racizëm, hedh në kosh klipin 127 mijë euro
Një video e realizuar nga Bashkimi Evropian, e cila ishte menduar të shprehte një mesazh paqeje dhe harmonie është akuzuar për përmbajtje raciste, duke detyruar zyrtarët e BE-së që ta tërheqin menjëherë.
Në klip shfaqet një vajzë e bardhë, e veshur me një kostum të verdhë në stilin e filmit të Tarantinos, “Kill Bill”, dhe tre personazhe të tjerë, mjeshtra të artit luftarak, një kinez, indian dhe një brazilian.
Gruaja, edhe pse i ka të gjithë kundërshtarë arrin të ruajë qetësinë, ajo mbyll sytë për një moment, duke u klonuar në njëmbëdhjetë luftëtare, duke u shndërruar më pas në njëmbëdhjetë yje të verdhë që simbolizojnë flamurin e Bashkimit Evropian.
Klipi mbyllet me sloganin, “Sa më shumë, aq më të fortë”.
“Klipi i është drejtuar një audiencë kryesisht të rinj dhe reagimet ishin pozitive”,- tha në një deklaratë Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisioni Evropian, Stefano Sannino, duke u kërkuar ndjesë të gjithë atyre që mund të jenë ndjerë të fyer nga përmbajtja e klipit.
Video, sipas tij kishte për qëllim të paraqiste një masazh të respektit reciprok. Por duket se ajo është kuptuar ndryshe, pasi Bashkimi Evropian u detyrua të tërhiqte videon pas mijëra ankesave, se video promovon imperializmin dhe stereotipet.
“Për shkak të polemikave, Bashkimi Evropian ka vendosur ta ndalojë menjëherë këtë fushatë promovuese”- tha Sannino.
Klipi, jo më shumë 2 minuta ka kushtuar 127 mijë euro.