E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romney dhe Santorum kryesojë votimet e “Super të Martës”

Kandidatët republikan për president Mitt Romney dhe Rick Santorum gjenden në një garë të ngushtë në shtetin kryesor Ohajo, një prej 10 shteteve që zhvilloi dje zgjedhjet paraprake.

Këto 10 shtetet që përbëjnë votimet e “Super të Martës” kanë më shumë se një të tretën e delegatëve të nevojshëm për të fituar emërimin e Partisë Republikane dhe rrjedhimisht kanë më shumë delegatë se të gjitha votimet paraprake të zhvilluara deri tani të marra sëbashku.

Zoti Romney fitoi në Vermont, Virxhina dhe Masaçusets, ku edhe ka qënë guvernator. Ai pritet të fitojë edhe shtetin Idaho. Duke folur në Boston ai parashikoi më shumë fitore në votimet e së martës dhe se përfundimisht do të fitonte emërimin e partisë.

Zoti Romney fitoi pesë votimet e fundit para “Super të Martës” dhe kryeson për nga numri i delegatëve. Ai shpreson të përdorë votimet e së martës për të forcuar pozitat si një kandidat i pashmangëshëm.

Rivali i tij kryesor, social-konservatori Santorum, po përpiqet të rimarrë vrullin që e ndihmoi atë të fitojë tre shtete në një ditë në fillim të shkurtit.

Zoti Santorum parashikohet të fitojë në Dakotën e Veriut, Oklahoma dhe Tenesi.

Ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich fitoi Xhorxhian.

Votimet e së martës do të sjellin republikanët më parë zgjedhjes së kandidatit të tyre që do të përballet me presidentin demokrat Barak Obama në zgjedhjet presidenciale të nentorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›