BE: Hiqni dorë urgjentisht nga dhuna!
27/01/2011 Lajçak: Liderët politikë duhet t’i rikthehen dialogut institucional
“Duhet të mbahet përgjegjësi për ata që kanë shkaktuar vdekjen”
Pasi zhvilloi takime me krerët e politikës shqiptare, i dërguari i BE-së për zgjidhjen e krizës në vendin tonë, Miroslav Lajçak, pohoi dje në një konferencë për mediet se BE-ja kërkon të shikojë një fund të dhunës dhe ulje të përshkallëzimit të tensionit. “Nuk është mënyra europiane e të zgjidhurit të çeshiteve politike ajo që pamë të premten”, - tha Lajçak.
I dërguari i BE-së për të negociuar mes krerëve të politikës shqiptare bëri dhe një prezantim të takimeve që ai zhvilloi paraditen e djeshme me Presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PS-së, Edi Rama, ku u shpreh se i ka theksuar nevojën për të restauruar qetësinë dhe respektin e plotë për rregullin dhe shtetin e së drejtës. “U kujtova përfaqësuesve politikë për përgjegjësinë e tyre, të cilën e ndajnë të gjithë, për parandalimin e një dhune apo gjakderdhje të mëtejshme, funksionimin e institucioneve shtetërore, respektimin e institucioneve shtetërore, sepse askush nuk është mbi këto institucione. E ardhmja evropiane e Shqipërisë varet së tepërmi nga fakti nëse udhëheqësit politikë shqiptarë do të zgjedhin të bëjnë atë që u kërkojmë ne apo atë që bëjnë ata tani.” Drejtori ekzekutiv në shërbimin e jashtëm të BE-së, Miroslav Lajçak, dha dhe disa mesazhe të forta për liderët politikë shqiptarë. “Duhet të mbahet përgjegjësi për ata që kanë shkaktuar vdekjen, pra drejtësi. Duhet të shmangen veprimet që mund ta shtynë këtë boshllëk që ekziston dhe që e ndanë skenën politike shqiptare dhe shoqërinë me veprime që mund ta shtojnë më tepër nivelin e konfrontimin. Dhe së fundi kthimi i Shqipërisë në rrugën e saj europiane”, - deklaroi dje Lajçak. Më pas i dërguari i BE-së shtoi se tashmë varet nga politikanët tanë nëse do të bëjnë lëvizjen e duhur në drejtimin e duhur. “Politikanët tuaj e dinë saktësisht se çfarë duhet të bëjnë. Këtë dëshiroja të thosha si mesazh për shqiptarët”, - përfundoi fjalën e tij Lajçak.
Takimet e djeshme të Lajçak
“Askush nuk është mbi institucionet”
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, zhvilloi dje takime me të gjithë krerët më të lartë të vendit, ku ka ndarë me ta shqetësimin e krerëve të BE-së në lidhje me ngjarjen dramatike të 21 janarit, si dhe ka folur në lidhje me gjetjen e një zgjidhjeve për kapërcimin sa më të shpejtë të krizës politike që ka përfshirë vendin. Lajçak në mesditën e djeshme zhvilloi dhe një konferencë për shtyp, në të cilën tha: “Unë u kërkova përfaqësuesve tuaj politikë që të ndajnë përgjegjësinë e tyre për parandalimin e një dhune apo gjakderdhjeje të mëtejshme, u kërkova atyre që të respektonin institucionet shtetërore, sepse askush nuk është mbi këto institucione.” Gjithashtu pasditen e djeshme drejtori ekzekutiv në shërbimin e jashtëm të Bashkimit Europian është pritur sërish në një takim në Presidencë, ku ka takuar për herë të dytë kreun e shtetit Bamir Topi. Nga zyra e shtypit e Presidentit mësohet së gjatë takimit i dërguari i baroneshës Ashton në BE i ka bërë një rezyme Topit për të gjitha takimet që ai zhvilloi ditën e djeshme si dhe një përshkrim të përgjithshëm të frymës politike që ekziston mes kryetarit të PS-së Rama dhe kreut të mazhorancës Berisha.