Fullani: Risku politik, notë për Shqipërinë
27/01/2011 Guvernatori: Ekonomia dhe politika janë vëllezër siamezë
Ngjarjet e fundit politike në vend, demonstratat e organizuara nga opozita dhe situata e ndezur kanë patjetër ndikim në ekonominë shqiptare. Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, nota që Shqipëria merr për zhvillimet politike ka shumë rëndësi për sytë e investitorëve të huaj dhe atyre vendas. “Duhet të kuptojmë që monitorimi i ekonomisë shqiptare dhe sistemin bankar financiar nga autoritetet e autorizuara dhe institucionet ndërkombëtare për sa i përket elementit politik është mjaft i rëndësishëm. Risku politik është bazë në riskun e vlerësimit të ekonomisë shqiptare që do të thotë që kjo është bazë e objektivit të monitorimit nga agjentët ndërkombëtarë, investitorët e huaj dhe ata shqiptarë. Është një notë për Shqipërinë. Çdo nismë veprimi, mosmarrëveshje konflikt apo konfrontim politik ka një kosto ekonomike të dukshme dhe të padukshme, direkte apo indirekte, të së sotmes e të së nesërmes”, - u shpreh Guvernatori Fullani. Sipas tij, ekonomia dhe politika funksionojnë si ente komunikuese. “Për mendimin tim ato janë vëllezër siamezë të lidhur nga shtylla kurrizor”, - tha Fullani. Guvernatori i BSH-së konfirmoi ndërkaq se sistemi bankar shqiptar është i mirëkapitalizuar, solid dhe gëzon besimin e konsumatorëve ndërkombëtarë dhe besimin e plotë të publikut shqiptar. Kjo theksohet në të gjitha raportet e huaja, jo vetëm të Bankës së Shqipërisë, pra që ekonomia shqiptare gëzon imunitet të plotë ndaj goditjeve afatshkurtër. Gjithsesi besimi shtesë mbështetet edhe në faktorë të tjerë. “Me kalimin e Shqipërisë nga një vend në tranzicion në një vend në zhvillim 2011-ta duhet të kuptohet që është ndryshe nga vitet e mëparshme, sepse kemi njëkohësisht elementin Bashkimi Evropian dhe NATO-n, që do të thotë që matematikisht ekuacioni i Shqipërisë ka ndryshuar, emëruesi i Shqipërisë ka ndryshuar dhe faktorizon brenda këto dy elementë të rëndësishëm (BE-në dhe NATO-n) që do të thotë që është një besim shtesë dhe një siguri shtesë në ekonominë shqiptare dhe në sistemin bankar financiar shqiptar, por nga ana tjetër rrit përgjegjësinë për mbarëvajtjen e këtij sistemi”, - theksoi Fullani. Prej disa ditësh në agjencitë e huaja të lajmeve qarkullojnë të dhëna se aksionet shqiptare të investitorëve të huaj në vendin tonë kanë pësuar rënie në bursa pikërisht ditën e protestës së PS-së më 21 janar të këtij viti.