BE bën apel: Të garantohen zgjedhje paqësore dhe brenda standardeveNga TemaBashkimi Evropian kërkon që zgjedhjet në Shqipëri të jenë paqësore dhe të përmbushin standardet ndërkombëtare. Pas acarimit të fushatës ditët e fundit e pas vrasjes së kryet
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
BE bën apel: Të garantohen zgjedhje paqësore dhe brenda standardeveNga TemaBashkimi Evropian kërkon që zgjedhjet në Shqipëri të jenë paqësore dhe të përmbushin standardet ndërkombëtare.
Pas acarimit të fushatës ditët e fundit e pas vrasjes së kryetarit të Partisë Demokristiane në Malësi të Madhe, presidenca e Bashkimit Evropian ka parë të rrugës që të mbajë një qëndrim për procesin zgjedhor, duke kërkuar nga palët që të bashkëpunojnë dhe të garantojnë zgjedhje të qeta.
Deklarata e presidencës çeke prek dhe problemin e dokumenteve të identifikimit për këto zgjedhje dhe u bën thirrje qytetarëve që të pajisen sa më shpejt me to.
“Zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë një test i rëndësishëm i pjekurisë së demokracisë në Shqipëri dhe i gatishmërisë për të ecur përpara drejt integrimit me BE. BE është duke vëzhguar nga afër procesin zgjedhor. Shpresojmë dhe është në interesin e Shqipërisë që këto zgjedhje të jenë paqësore dhe të vlerësohen në përputhje me standardet ndërkombëtare”, - thuhet në deklaratën e shpërndarë ditën e djeshme.
“BE i bën thirrje qeverisë shqiptare dhe partive politike të bashkëpunojnë, që të garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve në mënyrë paqësore dhe që të gjithë zgjedhësit, që dëshirojnë të votojnë me 28 qershor, të kenë mundësinë për ta bërë një gjë të tillë. Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar në këto zgjedhje, të sigurohen që të kenë për këtë dokumentet e nevojshme të identifikimit”, - përfundon deklarata e BE.
Reagimet ndërkombëtare tashmë janë të qarta, ata kërkojnë që një vend anëtar i NATO-s të mbajë zgjedhje të rregullta, por frika e dhunës ka bërë që presidenca e BE të jetë e prerë në qëndrimin e saj.