BE bie dakort për nënshkrimin e protokollit të EULEX-it me Serbinë
Sezoni i ri i punëve në BE do të nisë me diskutime intensive për Kosovën. Bashkimi Europian pajtohet që misioni i tij në Kosovë, EULEX dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë të nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit policor, raporton agjencia beogradase e lajmeve Beta. Sipas kësaj agjencie, burime nga Brukseli kanë deklaruar se është vetë Kushtetuta e Kosovës që i mundëson një gjë të tillë EULEX-it. Zyrtarë të BE-së i referohen pikës së Kushtetutës që flet për paketën e Ahtisaarit dhe prezencën civile ndërkombëtare në Kosovë, për të justifikuar vendimet e EULEX-it.
Në kryeqytetin europian e vlerësojnë si tepër të rëndëishsme arritjen e kësaj marrëveshjeje si parakusht për heqjen e vizave për qytetarët e Serbisë prej 1 janarit të vitit të ardhshëm. Gjithashtu nga brukseli bëhet e ditur se marrëveshja e tillë duhet të shihet në prizmin e luftës kundër krimit të organizuar.
I dërguari i posaçëm i BE-së në kosovë, Pieter Feith, është nisur në Bruksel për këtë çështje. Ai do të raportojë refuzimin kosovar në raportin që do t'ia paraqesë anëtarëve të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Parlamentit Euvropian. Kjo do të jetë hera e parë që Feith raporton, pas ndërrimit të legjislaturës evropiane. Ndërkohë javën e kaluar, Feith e Kermabon e morën JO-në përfundimtare për protokollin nga presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi, të cilët thanë se e mbyllin çdo diskutim për çështjen. Prezenca europiane në Kosovë tha se për hapat e ardhshëm pritet vendimi i Bashkimit Europian në Bruksel. Protokolli i bashkëpunimit të EULEX-it me Serbinë është kundërshtuar nga e gjithë skena politike kosovare, si dhe nga lëvizja "Vetëvendosje" që shkatërroi 28 vetura të misionit europian, dhe për këtë veprim, aktivistët e saj u dënuan me 30 ditë paraburgim