E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, bisedime pa kushte me Iranin

Bashkimi Evropian është e hapur për bisedime me Teheranin, por vënien e parakushteve nga ana e Iranit.

Zëdhënësi për politikën e jashtme të BE-së, Majkëll Man, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters është përgjigjur për një raport të agjencisë iraniane të lajmeve Mehr.

Raporti citon një zyrtar të lartë duke thënë se negociatori për çështje bërthamore, Said Xhelili, do t`i shkruajë së shpejti shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, për t`i shprehur gatishmërinë e Teheranit për bisedime të reja me fuqitë e mëdha.

Bisedimet ishin ngrirë në mes të tensioneve mes Iranit dhe vendeve perëndimore mbi programin bërthamor të Iranit. Kryeqytetet perëndimore akuzojnë Iranin se po kërkon që të zhvillojë armë bërthamore, një akuzë kjo që mohohet nga Teherani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›