Putin: Protestat, "çmim i pashmangshëm i demokracisë"

Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin tha se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në protestat masive kundër qeverisjes së tij në Rusi.
Duke folur në një mesazh televiziv drejtuar qytetarëve për Vitin e Ri, Putin i quajti protestat si “çmimi i pashmangshëm i demokracisë”.
Në ditët e fundit, Putin i ka cilësuar protestat si formate pa program dhe pa lider.
ndër të tjera, në mesazhin e tij, ai tha se i dërgon urime të gjithë rusëve, pa marrë parasysh simpatitë e tyre politike.