E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, opozita e bashkuar kundër Asadit

Dy grupet më të mëdha opozitare të Sirisë kanë nënshkruar një draft-marrëveshje në vendosjen e demokracisë, në rast të rënies së regjimit të Bashar Asadit.

Përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Sirisë dhe Trupit Kombëtar Koordinues thanë se drafti është nënshkruar në Kajro, të premtes mbrëma.

Lëvizja e partive opozitare vjen ndërkohë që Kombet e Bashkuara thanë se presin nga atuoritetet e Sirisë që t`i japin misionit vëzhgues të Ligës Arabe bashkëpunim të plotë dhe qasje të lirë në zonat ku mbahen protestat.

Aktivistët thanë se më shumë se 20 persona janë vrarë në dhunën e fundit të së premtes mes forcave siriane të sigurisë dhe protestuesve kundër regjimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›