E Diel, 1 Nëntor 2026

Medvedev shkarkon zyrtarë të lartë pas sulmit në aeroport

Presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka shkarkuar shefin e departamentit të transportit në Ministrinë e Brendshme ruse, Andrei Aleksev, për shkak të sulmit me bombë të së hënës në aeroportin e Moskës, Domodedovo.

Ministri i brendshëm rus, Rashid Nurgaliev, ka thënë se kreu i policisë së aeroportit dhe dy zëvendësit e tij janë shkarkuar gjithashtu, për shkak të sulmit, në të cilin u vranë 35 persona dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë.

Autoritetet thanë se të gjitha viktimat tashmë janë identifikuar, por identiteti i sulmuesit vetëvrasës mbetet i panjohur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›