BE bllokon fondet e zyrtarëve iranianë
Bashkimi Evropian sot ka bllokuar fondet e 32 zyrtarëve iranianë të policisë, ushtrisë, drejtësisë dhe të burgjeve, duke i akuzuar ata se kanë shkelur të drejtat e njeriut, duke ushtruar dhunë ndaj protestuesve anti-qeveritarë, gazetarëve, aktivistëve dhe studentëve.
Sot Bashkimi Evropian ka publikuar edhe listën e personave kundër të cilëve janë ndërmarrë këto masa.
Në mesin e tyre janë edhe shefi i policisë kombëtare të Iranit, Esmail Ahmadi-Moqadam, komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Mohamed Ali Jafari, e të tjerë.