E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e dëborës përfshijnë Bulqizën

Ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e dëborës në zonat veriore dhe veri-lindore të vendit.
 

Pas qarkut të Kuksit dhe qarku i Dibrës është mbuluar ditën e sotme nga dëbora.
 

Kështu në qytetin e Bulqizës dëbora arrin deri në 2-3 cm ndërsa në zonat malore trashësia e dëborës arrin deri në 8 cm.
 

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme reshjet e dëborës kanë prekur edhe qarkun e Kukësit ndërsa nuk raportohet për probleme në lëvizjen e automjeteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›