Berisha Hetimi lidhet me pucin jo me gazetaret
Kerkesa e bere nga Komisioni Hetimor per tabulatet e telefonave te disa gazetareve ne kuader te zbardhjes se 21 janarit sipas kreut te qeverise nuk ka lidhje me gazetarine. Duke folur ne mbledhjen e djeshme te qeverise Berisha deklaroi prere se per sa kohe te jete ai ne pushtet nuk do te ndeshkohet e as gjykohet asnje gazetar ne lidhje me ate qe shkruan apo raporton. Por sipas Berishes ajo qe eshte kerkuar dhe hetimi ne fjale nuk ka asnje lidhje me gazetarine por me implikimin e tyre direkt. Ne kete rast hetohet implikimi i tyre direkt implikim ne veprime konkrete qe nuk kane lidhje me gazetarine - tha z. Berisha. Komisioni Hetimor i mazhorances ka kerkuar tabulatet e telefonave te gazetareve Andi Bushati Mero Baze Sokol Balla dhe Filip Cakulli. Kjo nuk ka asnje lidhje me gazetarine e lire por une ju garantoj se tre-kater gazetaret qe nuk kane lidhje aspak me profesionin e tyre jane te implikuar direkt ne dhunen dhe pucin ndaj shtetit. Sa te jemi ne ne kete pushtet nje gazetar nuk do te denohet kurre per shkrimet dhe publikimet e tij. Por keto skane lidhje me gazetarine - deklaroi z Berisha.
Ai permendi me tej Nuk ka pasur dhe nuk ka asnje kufizim ne ushtrimin e ketyre lirive. Nuk ka pasur dhe nuk do te kete asnje proces ndaj medias se lire dhe te pavarur. Dua te theksoj edhe njehere ate qe theksoi Komisioni parlamentar qe nje hetim parlamentar per tre-kater gazetare nuk ka asnje lidhje me gazetarine e tyre dhe une ju garantoj per kete por ka lidhje me implikimet direkte ne urdhra direkte te dhunes dhe pucit dhe me veprime te tjera qe do ti behen te ditura publikut. Dhe kurre ndonjehere ne kete vend sa te jemi ne ne pushtet nje gazetar nuk do te gjykohet nuk do te paditet nuk do te pesoje per opinionin e tij per shkrimin e tij per mendimin e tij por tjeter gje eshte gazetaria dhe tjeter eshte implikimi ne veprime konkrete qe nuk kane asnje lidhje me gazetarine por kane lidhje me veprime te tjera.