E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE dënon sulmet izraelite

Bruksel-Shefi i ndihmave të Bashkimit Evropian dënoi sot bombardimin nga ana e Izraelit të një kompleksi të Kombeve të Bashkuara në Gaza, duke bërë thirrje për një hetim të pavarur. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmat, (UNRWA), tha se kompleksi i saj ku strehoheshin më shumë se 700 palestinezë, u godit dy herë nga artileria izraelite dhe tre anëtarë të personelit ishin plagosur.

"Unë jam thellësisht i tronditur dhe i frikësuar nga ky incident", tha komisioneri i Bashkimit Evropian për Ndihmat Louiz Michel.
"Që nga shpërthimi i luftimeve, unë e kam bërë të qartë se të gjitha palët duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar. Është e papranueshme që selia e Kombeve të Bashkuara në Gaza të goditet nga zjarri i artilerisë izraelite", shtoi ai.

Forcat izraelite hynë sot në brendësi të qytetit të Gazës dhe intensifikuan bombardimet e tyre ndaj lagjeve të populluara, duke shtuar presionin ndaj Hamasit, ndërkohë që të dyja palët e kanë shpërfillur një armëpushim.Bashkimi Europian ka nxjerrë një seri deklaratash duke denoncuar dhunën nga të dyja palët dhe është përfshirë në përpjekjet ndërkombëtare për të siguruar një armëpushim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›