Dosjet, PS ankimim
Tiranë -Partia Socialiste ka deklaruar se do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për hapjen e dosjeve, që ka hyrë në fuqi gjatë ditës së sotme. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist Erion Braçe e ka konfirmuar edhe një herë tjetër vendimi e partisë më të madhe në opozitë. “Do ta dërgojmë Ligjin e Dosjeve në Kushtetuese. Deri ditën e fundit që këta njerëz të shkojnë para drejtësisë nuk do tëketë asnjë tërheqje nga ana jonë”-tha Braçe.
Duke folur 10 muaj pas tragjedisë së Gërdecit, Braçe tha se tragjedia nuk është një stacion politik, por një gjurmë e qartë, e fortë e krimit të organizuar, në kulm të të cilit qëndron Sali Berisha. Deputeti socialist tha se Berisha ka punuar çdo ditë në këto 300 ditë për të penguar hetimin në mënyrë që të mos zbardhet tragjedia e Gërdecit, ndërsa shtoi se “Sali Berisha ka punuar për të hartuar ligje që largojnë nga drejtësia, tamam prokurorë e gjykatës që po hetojnë e gjykojnë këtë krim”.