E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE dënon sulmin ndaj gazetares boshnjake

Bashkimi Evropian ka dënuar sulmin ndaj gazetares boshnjake, e cila është rrahur pas shfaqjes së një dokumentari për burrin e saj të ndjerë, një kroat që ka ndihmuar myslimanët gjatë luftës në Bosnjë.

BE-ja u ka bërë thirrje autoriteteve të Bosnjës të hetojnë incidentin, ndërsa autorët ti vënë para drejtësisë.

Shtefica Galliq, kryeredaktore në portalin tacno.net, është sulmuar në qytetin e dominuar me kroatë, Lubushki.

Bashkëshorti i saj i ndjerë, Negjo Galliq, është nderuar pas vdekjes për kurajën civile gjatë luftës në Bosnjë, më 1992-1995, duke ndihmuar myslimanët që të largohen nga qyteti, për t’i shpëtuar burgosjes në kampet kroate.

Mediat lokale thonë se Galliq dhe familja e saj janë kërcënuar disa herë nga nacionalistët kroatë, edhe para publikimit të filmit. (rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›