E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE dhe Eurozona me nje president

Herman Van Rompuy do të jetë kreu i Eurozonës. Presidenti actual i Këshillit Europian i 27 vendeve anëtare të BE, do të jetë edhe presidenti i Eurozonës. Kjo zgjedhje e bërë në samitin e Brukselit nga krerët europian, do të forcojë kështu kornizën institucionale të bashkimit monetar.

Në dokumentin konkluziv të samitit lexohet se presidenti i krerëve të euros do të zgjidhet nga krerët e shteteve dhe qeverive të zonës euro, në momentin kur këshilli europian zgjedh presidentin dhe zgjatja e mandatit do të jetë e njëjtë, pra dy vjet e gjysmë. Kështu deri në zgjedhjet e ardhshme presidenti actual i këshillit europian , mandati i të cilit skadon në maj të 2012-ës, do të drejtojë edhe takimet e krerëve të eurozonës. Deri tani vendet anëtare kanë kërkuar që të shmangin një ndarje mes të dy institucioneve. Mbledhja e Eurogrupit që bashkon rreth një herë në muaj ministrat e financave të eurozonës, është konsideruar formal, në ndryshim nga grupi i Ecofin i BE.

Kriza ka ndryshuar tashmë edhe organizimet. Në nëntor të 2008 u mbajt në Paris mbledhja e parë e krerëve të shteteve dhe qeverive të eurozonës, e cila përsëritet edhe sot. Vendimi për formalizimin e këtij organi, duke zgjedhur 63 vjecarin van Rompuy, është politikisht shumë domethënëse, me evolimin e eurozonës. Kriza sjell një integrim më të madh mes vendeve anëtare të bashkimit monetar dhe kështu interesa divergjente kundrejt 10 vendeve të tjera që nuk përdorin monedhën euro.

Ky fenomen provokon reagime të kundërta. Lindja formale e një këshilli europian për eurozonën përkthehet për vendet jashtë saj, në një humbje të influencës, në një moment ku Britania e madhe dhe Zvicera janë të shqetësuara nga kriza e borxheve dhe druhen për goditje dramatike. Nga ana e tyre, Polonia dhe Hungaria vuajnë për mospjesmarrje në diskutime në të cilat do të dëshironin të hynin në vitet e ardhshme. Në përpjekje për të siguruar partnerët europian më nervoz, Herman Van Rompuy do të drejtojë të dy këshillat.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›