E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster/ Grumbull plehrash para shkolles Urani Rumbo

Rruga në qendër të qytetit të Gjirokastrës të ofron pamjen e një lagjeje të harruar nga institucionet. Përpara shkollës “Urani Rumbo”, mali me plehra të jep mirëseardhjen duke lënë një pamje për të dëshiruar. Banorët shpeshherë shqetësimin e tyre e kanë paraqitur në institucionet përkatëse, por ankesate tyre kanë rënë në vesh të shurdhët. Plehrat po bëhen gjithnjë e më shumë rrezik serioz për shëndetin e banorëve të kësaj lagje.

Nga ana e ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit ende nuk ka një përgjigje përse këto mbetje nuk po largohen nga kjo lagje. Ndërkohë që situata agravohet në mënyrë të rrezikshme.

Nga ana tjetër, drejtori i shkollës “Urani Rumbo” shprehet mjaft i shqetësuar për situatën e krijuar nga plehrat në hyrje të shkollës.
Grumbulli i plehrave përbën një burim infeksionesh për nxënësit e shkollës dhe gjithë komunitetit që jeton në këtë lagje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›