Gjirokaster/ Shfaqet hepatiti, dy te infektuar
Dy raste te prekjes me Hepatit A jane evidentuar ne qytetin e Gjirokastres. Dy femije, qe i perkasin komunitetit rom, qe jeton ne periferi te qytetit, pas kryerjes se te gjitha analizave laboratorike, kane rezultuar te prekur nga ky virus, apo sic njihet ndryshe nga semundja e verdhezes. Shkaku, sipas eksperteve te fushes, eshte papastertia dhe mungesa totale e kushteve higjieno-sanitare, me te cilat bashkejeton ky komunitet. Pas ekzaminimeve te kryera, e gjithe zona ku banojne dhjetera familje te komunitetit rom i eshte nenshtruar dezinfektimit nga specialiste te Drejtorise se Shendetit Publik. Keta te fundit kane deklaruar se rastet jane spontane dhe te izoluara, ndaj nuk ka rrezik per perhapjen e ndonje epidemie.