Soni dhe Flori bashkohen serish...
Soni dhe Flori bashkohen serish. Por kete radhe vetem ne muzike. Kane treguar ne kete menyre, se jane njerez me shume mirekuptim dhe qe dine te ndajne jeten e tyre private nga ceshtjet e punes, gje qe nuk ndodh gjithmone. Nuk e besoni? Ndoshta na duket e tille, sepse jemi mesuar, qe shume cifte pas ndarjes t'i shohim si armiq. Por me Sonin dhe Florin ka ndodhur e kunderta. Te dy kengetaret nuk preferojne te flasin perpara mediave ne lidhje me jeten e tyre private. Gjithmone jane treguar te rezervuar ne kete drejtim, e madje edhe tani nuk preferojne te japin detaje per ndarjen. Megjithate Soni dhe Flori vazhdojne te punojne se bashku. E kemi fjalen ketu per kengen e fundit, qe kengetarja sapo ka lancuar shoqeruar edhe me nje videoklip. "Me faj, pa faj". Eshte ky titulli i kenges, qe ka per kompozitor Florian Mumajesin dhe qe ne pamje te pare te krijon idene e nje dedikimi, qe perputhet me historine personale te ciftit. Por Soni, mohon qe te jete keshtu: "Teksti eshte shkruar nga Big basta, ndaj nuk mund te kete lidhje me historine tone", shprehet kengetarja. Edhe pse nuk deshiron te jape shume detaje rreth marredhenieve te saj me Florin, Soni pohon se ata nuk jane ndare si armiq. Sepse nese do te ishte keshtu, ai nuk do te kompozonte kengen e saj me te re, te cilen vetem pak dite me pare Soni e ka marre nga studioja e tij. Madje ne kete kenge se bashku me Sonin performon edhe grupi "Tingulli 3", qe tashme dihet se jane miqte e ngushte te Florit. Sigurisht, dora e Florit ndihet jo vetem ne notat e kompozuara, por edhe ne bashkepunimin, qe kengetarja ka zgjedhur te beje me djemte e grupit kosovar. Historia e dashurise mes Sonit dhe Florit eshte bere pjese e gazetave roze gati dy vjet me pare, kur u shfaqen perpara mediave gjate festivalit "Kenga magjike 2006". Vetem nje vit me pas, duket se kjo marredhenie do te shenonte edhe nje kulminacion artistik, kur ne festivalin "Kenga magjike 2007" ata performuan ne duet, duke shkembyer madje edhe puthje ne skene. Dhe "fluturimi" i tyre muzikor rezultoi vertet i suksesshem. Por ne fakt nuk rezultoi keshtu "fluturimi" i ciftit ne jeten reale. Sepse ende pa u mbushur nje vit, qe nga ai moment ata nuk jane me se bashku, madje pasi kishin provuar edhe bashkejetesen. Gjithsesi te dy artistet nuk preferojne te flasin ne lidhje me kete fakt, duke u perpjekur te mos i japin shume rendesi. Por duhet te permendim, se Soni nuk e perjashton mundesine e bashkepunimeve te tjera me Florin.