"Me faj, pa faj", Soni eshte mes miqsh
E ka cilesuar si nje impenjim vertet serioz dhe qe i ka marre kohe. Por me ne fund ia ka dale, qe mes miqsh te shijoje frytet e punes per kengen e saj me te re. Soni Malaj ka mbledhur mbremjen e se henes te gjithe miqte dhe koleget e saj kengetare, per te promovuar videoklipin dhe kengen, "Me faj, pa faj". Eshte nje kenge ritmike, ndoshta ndryshe nga sa jemi mesuar ta shohim Sonin deri tani, por qe i pershtatet stilit te saj. Ndersa videoja eshte realizuar ne Maqedoni nga Aleksandri. Ne ambientet e "Living Room", festa qe ka nisur reth ores 21 te mbremjes, ka vazhduar deri ne oret e vona. Natyrisht pjesemarres ne kete feste kane qene edhe anetaret e grupit "Tingulli 3", te cilet kishin ardhur nga Prishtina posacerisht per kete mbremje. Nderkohe duket, se perkushtimi kryesor i Sonit gjate stines se nxehte ka qene pikerisht dalja e kenges dhe klipit te ri, duke anashkaluar madje edhe koncertet. "Me duket se tani jam lehtesuar nga nje barre e madhe", tregon duke qeshur, ndersa pi nje gote vere. Tashme ajo do te jete ne Tirane per disa kohe sa te rimarre veten nga ky angazhim, megjithate duket se kete vere do ta privoje veten nga pushimet. Ndoshta se nuk i pelqen te pushoje e vetme?!