SHBA- Ceki, marreveshje per sistemin raketor te mbrojtjes
Ne Prage u nenshkrua marreveshja mes SHBA-ve dhe Cekise, e cila parasheh qe Uashingtoni te instaloje sistemin e mbrojtjes raketore ne Ceki. Nenshkrimi u be gjate dites nga shefat e diplomacive te dy vendeve, Kondoliza Rajs (Condolezza Rice) dhe Karel Schvarzenburg. Sekretarja amerikane e Shtetit u takua dje ne Varshave edhe me homologun e saj polak, Radoslav Sikorski. Por Shtetet e Bashkuara dhe Polonia nuk kane arritur marreveshjen, e cila do lejonte instalimin e nje pjese te mbrojtjes raketore amerikane ne territorin polak.