E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE dhe Turqia dakort për vazhdimin e negociatave

Pragë - Përfaqësuesit evropianë dhe ata turq ranë parimisht dakort për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që kanë disa vende për këtë çështje.

"Procesi i negociatave për anëtarësim tregon se Turqia është shumë pranë Bashkimit Evropian", deklaroi ministri çek i Punëve të Jashtme, Karel Scharzenberg, vendi i të cilit drejton presidencën e radhës së BE-së.

Ndërsa ministri suedez i Punëve të Jashtme, Carl Bildt, shprehet: "Të gjitha proceset e zgjerimit kanë hasur kundërshtime, por të gjitha kanë përfunduar me sukses. Kështu që dhe anëtarësimi i Turqisë mbështetet nga pjesa më e madhe e vendeve dhe nga pjesa më e madhe e parlamentit evropian".

Suedia do të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian më 1 korrik.

Kundërshtyimin më të madh për anëtarësim Turqia e has nga Franca. Presidenti Sarkozy rikonfirmoi sërish kundërshtimin e tij për anëtarësimin e Turqisë në bllokun evropian, duke konfirmuar se shumica e vendeve ndanin të njëjtin mendim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›