E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danimarka dhe Hungaria llogarisin 13 pike

Danimarka do te prese te merkuren ne Kopenhagen ekipin tone kombetar, me synimin qe te udheheqe e sigurt grupin e pare, pas triumfit, 3-0, qe siguroi ne Malte. Danezet do te presin ekipit tone kombetar, nderkohe Polsen eshte shprehur se maksimumi i pikeve, do te jete synimin kryesor. Fitorja ne Malte ishte llogaritur me e lehte per danezet. Nga ana tjeter, kuqezinjte pesuan nje humbje deshperuese ne shtepi, prej Hungarise dhe do te udhetojne drejt Danimarkes, per te shmangur ndonje nje humbje te thelle. Trajneret e dy skuadrave qe kryesojne aktualisht grupin tone, llogarisin nga nje fitore me 1 prill, per t'u ngjitur ne kuoten e 13 pikeve. Hungaria e Kumanit, pas fitores ndaj Shqiperise, do te prese Malten ne Budapest. Ecuria pozitive e Hungarise pritet te nderpritet ne ndeshjet e tjera direkte, me ekipet pretendente te grupit tone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›