Pa Canen, problemet s'kane te sosur
Sikur te mos mjaftonte humbja e fundit me Hungarine, kombetarja jone nuk do te kete ne dispozicion, per ndeshjen e 1 prillit lojtarin kryesor te formacionit, Lorik Canen. Kosovari nuk do te udhetoje drejt Danimarkes, pasi eshte ndeshkuar me karton te verdhe, ne pjesen e pare te ndeshjes ndaj hungarezeve dhe per rrjedhoje, do te mungoje ne Danimarke. Mungesa e Canes, ne nje moment kur ekipit i nevojitet kuraje ne fushe, pritet te vere ne veshtiresi kombetaren. Ari Han duhet te bej llogarite, per te gjetur lojtare te tjeter ne mbrojtje, reparti me i dobet ne ndeshjen e fundit. Nese kombetarja kishte si tregues pozitiv numrin e pakte te golave qe i kishin shenuar kundershtaret, perballe Hungarise mbrojtja jone shfaqi defekte te theksuara. "Golin e pesuam per fajin tone",- theksoi kapiteni kuqezi, Altin Lala. Me veshtire do te jete me Danimarken, ekipi me sulmin me te mire.