E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE diskuton krizën në Egjipt

Liderët e Bashkimit Evropian u tubuan në Bruksel në një takim joformal për të diskutuar krizën në Egjipt, dhe për të miratuar paketën e masave për të mbështetur euron.

Sipas komunikatës paraprake liderët e BE-së pritet të "dënojnë degradimin" e situatës në Egjipt, dhe të bëjnë thirrje për "reforma demokratike me respekt të plotë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe për zgjedhje të lira e të drejta".

Temë tjetër e diskutimit pritet të jetë edhe shtypja e opozitës në Bjellorusi, dhe zgjerimi i mundshëm i sanksioneve kundër regjimit të presidentit Aleksandr Lukashenko.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›