Barcelona kërkon Christian Poulsen

Barcelona mund të shfrytëzojë Martin Caceres për ta shkëmbyer atë me mesfushorin danez të Juventusit, Christian Poulsen.
Sipas mediave spanjolle Barca dëshiron të diskutojë marrëveshjen e përhershme me Juventusin për Caceres, por dëshiron që Poulsen të përfshihet në marrëveshje para afatit kalimtar të janarit.
Poulsen ishte në listën e lojtarëve për shitje gjatë verës së kaluar, por që atëherë ka luftuar për të siguruar një vend në formacionin e Ciro Ferrara.