E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE dyshime për marrëveshjen e arritur në Greqi

BRUKSEL - Ministrat e Eurozonës kanë hedhur dyshime lidhur me mundësinë e miratimit të planit të shpëtimit prej 130 miliard eurosh për Greqinë, sot në Bruksel. 

Eurogrup nuk do të marrë sot asnjë vendim për Greqinë. 

Fillimisht ishte ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble, i cili deklaroi në fillim të takimit se plani grek nuk ishte në atë fazë ku mund të nënshkruhej.

Ndërkohë edhe kryeministri i Luksenburgut, Jan Klod Juncker i cili drejton Eurogrupin, u shpreh se nuk besonte që plani grek i shpëtimit do të mund të miratohej sonte. 

“Nuk kam arsye të besoj se do të ketë një marrëveshje përfundimtare sonte në Bruksel”, deklaroi Juncker. 

Megjithatë ai përgëzoi progresin e bëre në Athinë, pas negociatave të gjata mes qeverisë, forcave politike dhe Trojkes.

Ndërkohë, shefja e FMN-se, Christine Lagarde deklaroi se miratimi i marrëveshjes në Greqi është një zhvillim pozitiv, ndërsa kreu i Bankës Qëndrore Europiane, Mario Draghi deklaroi se dalëngadalë mozaiku po plotësohet dhe falimentimi po shmanget.

(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›