FBI publikon dosje per babain e Apple Steve Jobs

FBI ka publikuar në faqen e saj të internetit një dosier sekret në lidhje me babain e Apple , Steve Jobs. I droguar, i pandershëm dhe koprac me familjarët e tij, janë këto ato që shkruhen në 191 faqet e shkruara për të. Një dokument i përcaktuar nga “New York Magazine "shumë më zbavitës se biografia e tij zyrtare”. Dosja filloi të përgatitej në vitin 1991. Gjithçka nisi në vitin 1985, kur Jobs, i cili ndërroi jetë më 5 tetor të vitit të shkuar, kërcënohej nga dikush që thoshte se do ta hidhte në erë nëse nuk do t'i jepte 1 milion dollarë. Hetimi i Byrosë u zgjerua më vonë, kur emri i tij doli mes kandidatëve për President në Këshillin e Eksporteve nën administratën e George Bush.
Bëhej fjalë për një detyrë tejet prestigjoze që nuk iu dha kurrë. Pasi kishte marrë në pyetje 15 persona, miq e punonjës të tij, FBI mendoi se ndoshta ai kishte "shumë skelete në dollap". Babai i Apple kishte përdorur droga të paligjshme mes viteve '60-'70. "Shumë agjentë vunë në dyshim integritetin e Jobsit,-thuhet në dokument,-një burrë i gatshëm të shtrembërojë realitetin për të arritur objektivat e tij." Në të kaluarën ai nuk u kujdes për vajzën e tij të ardhur në jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore. Vajza e quajtur Lisa, lindi në vitin 1978 dhe u rrit nëpër institucionet e edukimit shtetëror pasi Jobs nuk njohu atësinë. "Nga të dhënat e grumbulluara nga miqtë e ngushtë të tij, mund të themi se morali i tij është i diskutueshëm",-thuhet ndër të tjera në dosjen e FBI-së.