Eurogrup, 3 kushte të vështira Greqisë për miratimin e ndihmës
ATHINE - Eurozona është tepër e rezervuar për t’i hapur dritën gjelbër ndihmës së re ekonomike për Greqinë dhe shton të tjera kushte në "këmbim" të 130 miliardë Eurove.
"Megjithë progresin e konsiderueshëm që është arritur ditët e fundit, nuk kemi pasur të gjithë informacionin e nevojshëm në tryezë, për të marrë vendime", tha në konferencë shtypi pas mbledhjes së ministrave të Financave të Eurozonës, kreu i Eurogrup Jan Klod Juncker.
Ai bëri të ditur se Eurogrup do të ketë një takim tjetër të mërkurën, për të miratuar ndihmën për Greqinë, vetëm nëse ajo përmbush kushtet kryesore që janë:
* Miratimi i marrëveshjes së kredisë së re të dielën në parlamentin grek.
* Përcaktimi i shkurtimeve shtesë për sigurimin e 325 milion euro në vitin 2012.
* Sigurimi i angazhimit të fortë nga liderët politikë, për të zbatuar programin e masave.
Në një gjatësi vale me kreun e Eurogrup, ishte edhe Komisioneri Evropian për Çështjet Ekonomike Olli Rehn, i cili theksoi se "e ardhmja e Greqisë është në duart e qeverisë dhe parlamentit". Ai shprehu bindjen se parlamenti do të miratojë masat.
Duke shfaqur shqetësimet që ekzistojnë brenda BE-së lidhur me besueshmërinë te vendimet e Athinës, dy zyrtarët theksuan se "nuk do të ketë asnjë ndihmë fianciare për Greqinë, nëse nuk shihet angazhim serioz për zbatimin e masave".
Në përputhje me kërkesat e huadhënësve, parlamenti grek duhet të ratifikojë të dielën marrëveshjen e liderëve politikë për masat.
Ndërkohë udhëheqësit politikë duhet të dëshmojnë se janë të angazhuar për të zbatuar programin e masave edhe pas zgjedhjeve të ardhshme politike në vend.
Në të njëjtën qeveria ka kohë deri të mërkurën, për të miratuar masa dhe shkurtime, nga të cilat duhet të përfitojë shumën prej 325 milionë euro.
Zëvendëskryeministri dhe ministri grek i Financave Evangelos Venizelos apeloi që forcat politike të vendit, të bëjnë atë që është e nevojshme, me qëllim që në mbledhjen e ardhshme të Eurogrupit, të jenë përmbushur kushtet për miratimin e programit të ri të ndihmës ndaj Greqisë.
Agjensia ndërkombëtare e vlerësimit Fitch ka vërejtur se mosarritja e një marrëveshjeje të shpejtë brenda këtyre ditëve, do të shkaktojë pa dyshim një falimentim të pakontrolluar.
Reagime
- Pas dorëheqjes së zv. Ministrit të punës, sot dha dorëheqjen deputeti i PASOK, Pavlos Stasinos. Në letrën e dorëheqjes, Stasinos bën me dije se nuk pajtohet me masat e ashpra financiare që miratuan liderët politikë dhe që do të votojë parlamenti.
- Deputetja e PASOK, Milena Apostolaki deklaroi se nuk do t’i votojë në parlament masat e paraqitura.
- Në një tjetër zhvillim, Jorgos Karaxhaferis, kryetari i LAOS, një nga partitë që mbështet qeverinë Papadhimos, ka patur sot një takim me presidentin e Republikës, mbi situatën e krijuar.
Karaxhaferis ka shprehur shqetësimin për faktin që sipas tij, dokumenti i Trojkës me masat financiare, është një shantazh, një imponim dhe shkelje e dinjitetit për vendin, ndërsa kreu i ekipit të Trojkës, Pol Tomson, duhet të shpallet person "non grata".
Karaxhaferis ka deklaruar se nuk do ta votojë në parlament paketen e masave.
Grevë 48 orëshe e sindikatave
Greqia është paralizuar nga një grevë 48 orëshe.
Në grevë janë sot dhe nesër sindikatat e sektorit privat dhe publik, në përgjigje të masave të reja të Memorandumit.
Greva përfshin punonjësit e sektorit publik dhe atij privat, punëtorët në arsim, shërbimet komunale, inxhinierë, punonjës bankash, transportin publik, portet, etj. Me personel sigurie do të veprojnë në spitalet publike dhe klinikat e përfshira në greve.
GSEE dhe ADEDY planifikojnë protesta në sheshin Sintagma sot dhe nesër në ora 11.00 dhe të dielën një tubim të madh në ora 17:00.
Së fundi, në të ashtuquajturën "grevë të bardhë" që nënkupton mungesë disponimi të plotë, i fton anëtarët e saj federata e punonjësve të policisë, për të shprehur "zemërimin dhe indinjatën" ndaj masave të reja.