E Shtunë, 31 Tetor 2026

NASA shkurton buxhetin e kerkimeve

Shkencëtarët nga NASA publikuan se për shkak të uljes së buxhetit të programit hapësinor amerikan, nuk do mund t'i realizojnë kërkimet në planetet tjera, mes të cilave edhe Marsin.
Dy shkencëtarë theksuan se e kanë shqyrtuar buxhetin e Agjencisë së SHBA-së për kërkime në hapësirë për vitin 2013, i cili duhet të publikohet javën e ardhshme. Sipas tyre, ulja e financave do ta detyrojë NASA-n të heqë dorë nga misionet e përbashkëta të vendeve evropiane në vitin 2016 dhe 2018 për eksplorime në Mars.
Marrëveshja e parë parashikon që pjesa e NASA-s për këto misione të përfshij 1,4 miliardë dollarë. Disa programe për Marsin do të vazhdojnë, por fati i programeve të planifikuara në të ardhmen është i paqartë. Shkencetaret theksuan se ulja e buxhetit të NASA-s në përqindje është numër dyshifror çka shton shqetësimin e tyre .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›