E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensione ne veri te Kosoves plagosen tre shqiptare

Disa shqiptarë janë sulmuar rreth orës 11:00, nga një grup ekstremistësh serbë në vendin e quajtur “Qeshmellug”,në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës. Sikurse bën të ditur RTK tre shqiptarë janë plagosur me armë zjarri, ndërsa tre të tjerë nuk dihet se ku janë. 

• Anulohen bisedimet, Serbia kërkoi diskutim për veriun

Sipas mediave lokale kanë qenë rreth shtatë ekstremistë serbë, të maskuar, që kanë qëlluar me armë zjarri ndaj shqiptarëve që ishin duke punuar në kuadër të një projekti të USAID-it për pastrimin e lumit Ibër. Si pasojë tre shqiptarë janë plagosur dhe po trajtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, ndërsa nuk dihet ende ku ndodhen 3 personat e tjerë.

Elona Memushi Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 28 shtator 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›