KFOR EULEX Tensioni ne Jarinje veper e serbeve

KFOR-i dhe EULEX-i në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi të mbajtur mbrëmjen e së martës kanë thënë se situata në pikën kufitare në Jarinje është provokuar nga serbët të cilët sipas tyre kanë tentuar me forcë të thyejnë një barrikadë të KFOR-it
“Këtë mëngjes EULEX-i dhe KFOR-i kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët për të marrë nën kontroll një pikë të jashtëligjshme kufitare në portën 1 në Jarinjë. Faza e parë e këtij operacioni ka kaluar në mënyrë paqësore. Por më vonë disa individë u përpoqën të thyejnë ndalesën e vendosur nga KFOR-i. Ata përdorën dhunë ndaj KFOR-it i cili po bënte përpjekje për ta venë nën kontroll këtë pikë të jashtëligjshme kufitare. Një numër i qytetarëve duke përfshirë protestues dhe ushtarët të KFOR-it janë plagosur”, tha Nikolas Hawton, Zëdhënës i EULEX-it.
“Ushtarët e KFOR-it në Jarinje janë provokuar nga një makinë që synonte të thyente pengesën e KFOR-it. Në këtë rast, një ushtar i KFOR-it ka gjuajtur në vetëmbrojtje. Më pas serbë lokalë, kryesisht individë që duan kriza kanë gjuajtur me koktej molotovi duke bërë që situata të dal jashtë kontrollit”, tha Ralf Adametz, Zëdhënës i KFOR-it.
Zyrtarët e KFOR-it dhe EULEX-it ri-theksuan përkushtimin e tyre për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri ndërsa u shprehen se dhuna është e papranueshme dhe se nuk do të lejojnë askënd që të veprojë në kundërshtim me ligjet. Përshkallëzimi i situatës dhe dhuna në pikën kufitare erdhi pas një aksioni të forcave ë KFOR-it për të larguar një nga barrikadat e vendosura nga serbët në afërsi të pikës kufitare në Jarinje.
Bul Salihu