E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE e gatshme te shpetoje Spanjen

Gjatë vizitës së tij në Madrid, kreu i KE Herman Van Rompuy ka garantuar kryeministrin se Brukseli është i gatshëm ta ndihmojë Spanjën për të shpëtuar ekonominë dhe financat. Por nga ana e tij Mariano Rajoy ka siguruar se aktualisht nuk po bëhen negociata mes Spanjës dhe Europës për të kërkuar një paketë shpëtimi.
Nuk po zhvillojmë asnjë negociatë me BE për të kërkuar paketë shpëtimi. Qeveria do të bëjë gjithcka në interes të qytetarëve të saj.
Spanja ka ndërmarrë hapa kurajoze dhe vendimtare ka thënë Rompuy duke shtuar se të gjithë partnerët europianë e kuptojnë vështirësinë e refromave të marra. Por ka vijuar më tej presidenti i KE, është i nevojshëm zbatimi i plotë i këtyre refromave

Presidenti i KE ka deklaruar se është urgjente të vijohet me unionin bankar. Për këtë KE do të propozojë projektigjin në muajin shtator. Van Rompuy e ka shtruar cështjen e bashkimit bankar për të fuqizuar stabilitetin financiar dhe për të shmangur që rreziqet financiare të kthehen në rrezik për kontribuesit. Më tej Romopuy ka premtuar se BE do ta ndihmojë Katalonjën për zgjidhjen e problemeve pa krijuar polemika. Do të dëgjojmë kërkesat e kreut të qeverisë katalanase ka thënë kreu i KE por ka sqaruar se fillimisht do të përqëndrohen tek problemi kryesor në përmbushjen nga ana e qeverive autonome të angazhimeve mbi deficitin.

Lidhur me cështjen greke Rompuy ka deklaruar se dalja e Greqisë nga Eurozona apo braktisja e cdo lloj vendi tjetër do të përbënte një falimentim kolektiv për Europën. Për Rompuy monedha europiane është e pakthyeshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›