E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romney:”Akuzat e Obamës janë të pandershme”

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Mitt Romney, dënoi sulmet sipas tij jo të ndershme të presidentit amerikan, Barack Obama, para fillimit të konventës kombëtare të republikanëve në Tampa, Florida, në juglindje të SHBA-së.

"Kam edhe unë pika të dobëta, e pranoj'', deklaroi Romney në një intervistë për ''USA Today''.

"Por, sulmet që kam pasur kanë qenë jo të ndershme dhe jam befasuar prej tyre. Kam menduar se kundërshtarët do të më sulmonin për gjëra specifike që mund të kem bërë gabim dhe jo për gjëra absurde'', theksoi ai.

Romney citoi akuza të ndryshme të demokratëve, përfshirë atë të zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, sipas të cilit ''propozimet e Mitt Romney për bankat do t'i lidhnin për zinxhirë qytetarët amerikanë''.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›