E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder zgjidhet mes polemikave kreu i ri i PS

/ /

Zgjedhjet
Ne kete proces zgjedhor merrnin pjese Agron Metushi i cili mori 55 vota dhe Keti Bazdari e cila mori 85 vota. Bazdari do te zevendesoje ne kete detyre Edip Shiroken qe eshte bere i njohur per qendrimet kunder kryetarit te PS-se Edi Rama lidhur me bojkotin e Parlamentit. Ndryshe nga heret e tjera me hyrjen ne fuqi te ndryshimeve statusore kreu lokal i PS-se u zgjodh me votat e anetareve te asamblese dhe jo sipas parimit nje anetar nje vote. Ne nje prononcim per gazeten ish-kreu i PS-se Edip Shiroka tha se ai mori mandatin ne vitin 2007 dhe duhet ta mbante deri ne 2011. Sipas statutit te Partise Socialiste mandati i kryetarit te deges eshte katervjecar nderkohe qe mua me hoqen pa e perfunduar mandatin. Ne te njejten kohe eshte shkelur statuti pasi nuk eshte zbatuar asnje pike e tij lidhur me shkarkimin e kryetarit te deges. Rama arriti deri aty saqe e hoqi emrin tim edhe nga lista e votuesve u shpreh per gazeten Shiroka. Ai tha ne te njejten kohe se nuk ishte i pranishem ne kete votim por kishte informacione qe gjate mbledhjes ku u votua pati konfrontime fizike mes anetareve cka detyroi kryesine te bente nje pushim prej 30 minutash. Nderkohe deputeti i PS-se Astrit Beci i cili ishte i pranishem ne procesin e votimit hodhi poshte zerat se ne mbledhje ka pasur konflikt me anetareve socialiste. Nuk ka pasur asgje serioze ne mbledhje madje ajo ka shkuar me mire se heret e tjera tha Beci. Sipas tij kryesia kishte parashikuar daten 2 dhjetor per te zhvilluar votimin ne degen e Shkodres por ne mbledhjen e asaj dite u shpreh solidariteti per permbytjet dhe per kete qellim votimi u zhvillua diten e marte. Deputetet e PD nga 50 mije leke ndihme

Deputetet demokrate do te japin nga 50 mije leke te reja ndihme per permbytjet ne Shkoder. Vendimi u mor dje ne mbledhjen e kryesise se grupit te PD-se. Grupi Parlamentar i Partise Demokratike do te kontribuoje edhe financiarisht per te ndihmuar banoret e prekur nga permbytjet e jashtezakonshme ne zonen e Shkodres. do deputet demokrat do te derdhe 500 mije leke nga paga e tij ne fondin e ndihmave per zonat permbytura thuhet ne njoftimin per shtyp. Kjo eshte hera e dyte qe grupi parlamentar i Partise Demokratike ndermerr nje nisme te tille. Edhe ne permbytjet e janarit te ketij viti deputetet e mazhorances dhane nje pjese te pages se tyre si ndihme per banoret e prekur nga fatkeqesia. Nderkohe deputetet dhe drejtues te tjere te PD-se jane vene ne krye te nje fushate sensibilizuese per mbledhjen e ndihmave te solidaritetit per Shkodren edhe ne rrethe dhe qytete te tjera te vendit. Permbytjet ne Shkoder Parlamenti shtyn punimet

Permbytjet e diteve te fundit ne Shkoder kane detyruar Parlamentin te shtyje seancen e parashikuar per tu zhvilluar sot. Pas kerkeses se bere tri dite me pare nga kryeministri Berisha per te pare mundesine e shtyrjes se punimeve per shkak se deputetet jane te impenjuar ne zonat me probleme zyra e shtypit te Kuvendit ka bere te ditur dje per mediat vendimin. Njoftohen te gjithe deputetet se seanca plenare e dites se enjte dt. 09.12.2010 nuk do te zhvillohet per shkak te impenjimit te deputeteve ne zonat e permbytura ne funksion te perballimit sa me te mire te situates se fatkeqesise natyrore ne Qarkun e Shkodres thuhet ne faqen zyrtare te Parlamentit. Prej disa ditesh nje numer i madh i deputeteve demokrate kane lene punen ne Parlament e komisionet parlamentare dhe jane drejtuar ne veri te vendit ku po punohet per te perballuar vershimin e ujit per shkak te reshjeve te shumta. Diten e hene nuk u zhvillua asnje komision parlamentar per shkak se nje pjese e mire e deputeteve ishin ne zonat e permbytura dhe nuk plotesohej kuorumi i nevojshem per vazhdimin e punimeve. Nderkohe kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka sulmuar dje kreun e PS-se Edi Rama per qendrimet e ketij te fundit lidhur me permbytjet ne veri te vendit. E pyetur nese do te merret ne konsiderate propozimi i opozites per te ndryshuar buxhetin me qellim rishikimin e shpenzimeve ajo tha se per vitin e ardhshem jane parashikuar nje sere investimesh ne Shkoder. Keqardhje e thelle qe z.Rama nuk i la deputetet te votojne per Shkodren. do gje tjeter eshte thjesht qe te shfrytezojne nje fatkeqesi per interes politik privat por kjo tashme lexohet nga te gjithe. Nuk dua ta zgjas me shume sepse nuk mendoj dhe nuk ia vlen te humbasesh kohe me te kur ka dhimbje trishtim ne shume familje kur ka fatkeqesi natyrore te ketyre permasave shume te renda. Kryeparlamentarja falenderoi te gjithe qytetaret qe kane dhene ndihma per te perballuar situaten e veshtire te krijuar ne veri teksa ka bere te ditur faktin se deputeti i Partise Socialiste Andis Harasani ka dhene tri rroga per qytetaret e prekur nga permbytjet. Shtyhen festimet e PD-se

Situata e veshtire ne veri te vendit ka bere qe Partia Demokratike te shtyje te gjitha festimet e parashikuara per kete jave. Me rastin e 8 dhjetorit dites se rinise kur nisen edhe protestat e studenteve 20 vjet me pare selia blu nuk ka organizuar asnje aktivitet me perjashtim te nje deklarate te kryeministrit Berisha ne mbremje. Ne te njejten kohe mesohet se edhe per 12 dhjetorin diten e krijimit te Partise Demokratike nuk do te kete festime per shkak se te gjithe zyrtaret e larte te selise blu jane te perqendruar ne perballimin e situates ne veri te vendit. Burimet bejne te ditur se ka pak gjasa qe te kete festime edhe ne 15 dhjetor diten kur shqiptaret do te levizin pa viza ne BE por kete date nje vendim perfundimtar do te merret javen e ardhshme pasi te shihet sesi do te jete gjendja ne Shkoder.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›