Po realizojme endrren europiane
Keshtu i cilesoi dje kryeministri Sali Berisha studentet te cilet 20 vjet me pare u ngriten kunder regjimit komunist. Ne nje deklarate per shtyp me rastin e 8 dhjetorit Dites se Rinise kreu i Qeverise tha se te gjithe i detyrohen studenteve qe kundershtuan pushtetin e asaj kohe. Me fuqi pothuajse hyjnore do te pushtonit rrufeshem shpirtin e zemrat tona dhe do te shnderroheshit ne driten e vertete energjine entuziazmin qe do te bente te mundur fitoren perfundimtare mbi regjimin me tiranik qe planeti kishte njohur ndonjehere. Sot pas 20 vjetesh vepra juaj qe beri vitin 1990 vitin me te rendesishem ne historine kombetare te Shqiperise pas pavaresise eshte qindra here me e madhe shndrit qindra here me shume se ne dhjetorin e ftohte te vitit 90 tha Berisha. Sipas tij cdo shqiptare dhe shqiptar qe lindi para 8 Dhjetorit te vitit 1990 ju detyron ju studente dhe liberatore te atyre diteve ditelindjen e tij te dyte ditelindjen e lirive dhe dinjitetit te tij njerezor. Por edhe te gjithe ata qindra e mijera djem dhe vajza qe linden pas 8 dhjetorit te vitit 90 ju detyrojne ju engjejve te demokracise fatin e madh fatin e bardhe te atij dhe atyre qe lindin dhe rriten te lire ne nje vend te lire. Edhe une ju detyrohem ju lirine dhe dinjitetin tim te munguar por edhe fatin e madh qe u njoha me ju qe u takova me ju frymezimin dhe energjine e pashtershme qe se bashku me ju se bashku me qindra e mijera te rinj shqiptare te shnderrojme ne realitet endrrat tuaja me te bukura me fisnike endrren tuaj europiane. Sipas tij kombi shqiptar dhe Shqiperia ju detyrohet ju sot studenteve dhe studenteve te 8 dhjetorit 90 prijesit tuaj te perjetshem Azem Hajdari Shqiperine anetare te NATO-s levizjen e lire ne mbare Europen. Zogaj Opozita do pluralizem te vertete jo te stimuluar
Prec Zogaj perfaqesues i opozites tha dje ne diten e Rinise 20 vjet nga protesta e studenteve se kjo levizje konsiderohet vlere kombetare. Ne nje komunikim me mediat ai tha se ne kete dite ne perkulemi para kujtimit te pavdekshem te liderit te Levizjes Studentore Azem Hajdari. Duke evokuar sot kete dite te shenuar opozita e bashkuar deshiron te nenvizoje se e konsideron levizjen e Dhjetorit vlere kombetare. Opozita e bashkuar e mbron dhe do ta mbroje kete vlere. Ajo do te beje me shume neser ne pushtet per nje njohje me te gjere te kesaj Levizjeje per nderimin dhe perjetesimin e protagonisteve te saj tha Zogaj. Sipas tij opozita e bashkuar gjen rastin te zotohet dhe te premtoje sot nje demokraci funksionale qe mbeshtetet ne nje pluralizem te vertete si ai qe kerkuan studentet e dhjetorit 1990 dhe jo ne pluralizmin e kerkuar e te simuluar qe ka prodhuar gjithe keto vite lufte te keqe dhe paqe te keqe politike qe mbeshtetet ne zgjedhjet e lira e te ndershme si themel i demokracise.
ADI SHKEMBI