Une e Selami nuk kthehemi ne SHBA do hyjme ne PD
Ferraj e cila eshte nje nga nismetaret e krijimit te PD-se dhe qe prej 18 vjetesh jeton ne SHBA thote se ish-kreu i PD-se Eduard Selami nuk do te kthehet me ne Amerike por do te perfshihet ne jeten politike. Themeluesja e PD-se kerkon qe se bashku me Selamin te rikthehen ne PD por nuk perjashton asnje mundesi tjeter
per te bere politike. Erdhem bashke nga Amerika per te njejtin qellim. Nuk kemi percaktuar detaje. Duam ti japim shpejtesi me te madhe demokracise te bashkebisedojme me doktor Berishen dhe te flasim hapur me te. Te bisedojme si te pershpejtojme demokracine thote Ferraj. Ne kete interviste protagonistja e Levizjes se Dhjetorit tregon per zhvillimet ne daten 8 dhjetor 20 vjet me pare. Ajo flet per takimin me ish-kryeministrin e kohes Adil arcani por edhe per zhvillimet e atij dhjetori ne krijimin e Partise Demokratike. Duke besuar ne hapjen e PD-se ndaj saj dhe Selamit por edhe shume prej dhjetoristeve te tjere qe sot nuk jane ne Partine Demokratike Ferraj shprehet se Se bashku me te tjeret qe kemi ardhur si Eduard Selami por edhe shume te tjere nese doktori na mbeshtet do te pastrojme qelbezimin ne PD.
Zonja Ferraj si sot 20 vjet me pare nisi levizja e Dhjetorit. Ju keni qene nje nga aktivistet e kesaj levizje. Mund te na kujtoni dicka per 8 dhjetorin
8 dhjetori ishte pasoje e nje takimi qe patem me nje perfaqesues te Ministrise se Transportit ne nentor te atij viti. Ne ishim ne degen e Inxhinierise e Transportit dhe na lajmeroi per takimin Janulla Majko nena e Pandeli Majkos te cilen e kishim sekretare. Kam nje respekt te jashtezakonshem per te. Na tha se ne oren 10.00 duhej te ishim ne sallen e rektoratit sepse do flisnim per te ardhmen tone meqenese ishim ne vit te fundit. Pra do te na fliste per hapesirat tona qe do te kishim. U mblodhem ne kete salle dhe perfaqesuesi i ministrise beri nje parashtrim se cilat do te ishin hapesirat tona si brez. Filloi te fliste se qeveria shqiptare ka lejuar qe te shfrytezohet toka ajri dhe deti. Na shpjegoi se Partia e Punes ka bere gabim qe i ka mbyllur sepse ne nuk e kemi shfrytezuar anen ekonomike por qeveria ka ndryshuar mendje dhe do te hape transportin me boten e jashtme pra ate rrugor detar dhe ajror. D.m.th. qe ne kemi qene budallenj qe nuk kemi marre taksat me perpara dhe tani do ti marrim keto taksa dhe do te zhvillojme ekonomine. Ju do te jeni brezi i pare qe do ta ndjeni kete ndryshim dhe kete lloj fryti ekonomik keshtu na tha. Asnje student nuk reagoi dhe une isha e vetmja qe fola. I thashe - Si mund ti jepni ju mjetet e transportit mjetet qe nuk i kemi si mjete tokesore ajrore e detare kur ne nuk kemi lirine e fjales lirine politike dhe fete Kjo ishte kontradiktore. I thashe te na sqaronte nese ne do e kalojme kufirin. Ai na tha se kishte ardhur aty vetem per transportin ndersa per pjesen politike duhet ti drejtoheshim ministrave perkates. La sallen me pas dhe studentet gumezhine. Dolem dhe ne jashte. Shoket e shoqet me thane Ty Moza do te te arrestojne. U thashe qe nuk do te mund te me arrestojne dot. U thashe hajt te bejme kerkesen per te takuar ministrat dhe tu kerkojme qe pse do u japin liri vetem mjeteve dhe jo neve. U mblodhem ne grup dhe beme kerkese per te bere takim me kryeministrin Adil arcani. I kekruam direkt ministrit per te mos na anashkaluar sepse cdo minister do te na anashkalonte. Dhe cuditerisht kerkesa u pranua. Takimi do te behej me Adil arcanin.
Ku u takuat me Adil arcanin
Kryeministri Adil arcani erdhi me nje grup ministrash madje me komplet kabinetin. Erdhi ne godinen 11-12 ne sallen e televizionit ne te njejten godine ku jetoja une. Isha me profesor Bashkim Baollin ne lidhje me nje projekt. Me lajmerojne se ata kishin ardhur. Marr bicikleten e profesorit sepse ne si studente kishim vetem tollonin e mensen. Nuk kishim asgje. Marr bicikleten e tij te vjeter me hekur ne mes dhe i ngjitem Qytetit Studenti. Salla ishte plot dhe Adil arcani ishte ulur ne krah me Skender Gjinushin. Ne fund te salles ishin vellezerit kalecat ose spiunet e Sigurimit. Shkoj atje dhe studentet filluan te me therrasin. Qendrova ne kembe ne fund te salles. Degjova shoket dhe shoqet qe ankoheshin per anen ekonomike qe skishim per te ngene drita uje per dush e xhama te thyer neper godina. Nderhyra ne fund dhe kerkova te flisja. arcani me dha lejen per te folur dhe me kerkoi emrin. I thashe qe te jap emrin me mbiemer dhe vajze e kujt jam. Ia thashe kete qe te mos manipulonin duke me thene vajze ballisti. Jam Mimoza Ferraj e bija Remzi Ferres komandant i Brigades se Peste dhe jam ne te njejten pozicion ne klase politike. Gjinushi mu drejtua duke me thene qe te matem mire para se te flas. Iu drejtova zotit Adil dhe ministrave duke u thene se problemi yne kryesor nuk eshte ekonomik por eshte politik. I thashe se ne jemi te zhgenjyer nga politika e PPSH-se dhe se kjo parti nuk do te mbante pergjegjesi vetem per brezin tone por dhe per brezin qe do te lindnim ne sepse me jeten qe benin femrat shqiptare nuk do te ishin ne gjendje te prodhonin brez tjeter. Une personalisht nuk do te beja femije qe ti sherbente ketij pushteti i cili ishte qelbur si peshku nga koka. Skender Gjinushi u mundua te me trembte me gjeste e veprime e me pas edhe me fjale. Iu drejtova atij dhe i thashe qe babai im ka qene partizan ne Brigaden e Peste Sulmuese bashke me nenen e tij por ndryshimi im dhe i tij ishte i madh gruaja jote e ka taken elegante 7 pond. Sistemi politik ne funksion nuk eshte ne gjendje te siguroje asnje kerkese ekonomike se problem jeni ju. Skender Gjinushi me tha direkt se e di cfare te bej apo jo Une isha ne radhet e fundit ngaqe erdha me pak vonese dhe mbrapa kisha nje kalec polic qe me afroi gjoksin e tij dhe ndjeva dicka te forte. Iu drejtova Adil arcanit dhe i them ta largoje nga salla kalecin me automatik poshte pardesyse se nuk me tremb. Salla buciti pa ndaluar emrin tim. Mbledhja mbaroi me premtimin se cdo gje do te realizohej per 15 dite sa i perket anes ekonomike. Salla gumezhiti dhe ata iken. Kjo ishte dreka ne daten e 8 dhjetorit ndersa ne oren 7 pasdite erdhi ne godine dhe me takoi Azem Hajdari.
Aty e njohet Azemin
Po aty e njoha kur erdhi te me takonte dhe me tha se cfare te bejme Labja ime. I thashe qe ata nuk bejne asgje dhe duhet te ngrihemi ne demonstrate. Ata me vone qellimisht i fiken dritat ne Qytet Studenti. Dhe ne u ngritem ne demonstrate pastaj tek Sheshi i Demokracise.
Jeni shprehur se ka pasur edhe dhune madje qe edhe vete keni qene viktime e dhunes se policeve.
Po sigurisht. Kane dashur te na eliminojne fizikisht. Ne takimin me Ramiz Aline jam e vetmja qe flas per dhunen. Ramiz Alia na thote se ka te dhena se policia nuk ka qelluar. Une i thashe qe ujku jam une cfare gjurmesh kerkon. I thashe qe kam rene pa ndjenja nga dhuna. Mashtroi duke thene se ska pasur dhune e te vrare por ne na jane vrare dy shoke. Ne kete takim une i kerkova nje Parti Studentore.
Tek krijimi i PD-se ne shtepine e Gramor Pashkos filluat programin. A mund te na thoni dicka me shume per kete dite
Ne i thoshim shtepise se tij lokal pa para.
Kush ka qene pjesemarres aty Ndonje personazh tjeter qe nuk e njohim Po Edi Ramen e keni njohur ne levizje
Jo Edi Rama nuk ka qene. Duhet te dime se Ramiz Alia caktoi edhe njerezit e vet brenda levizjes. Kishte grupin e tij. Per shembull nje nder ta ishte edhe Pandeli Majko. Ai u be pjese ne 30-shen tek takimi me Ramizin sepse mu lut e ema e tij per te cilen kisha shume respekt. Ate nuk e pranonin studentet sepse e nuhasnin se i kujt ishte. Kur u be perzgjedhja e studenteve per te Ramizi Majkon nuk e donin por per respekt te nenes se tij sepse na trajtonte shume mire si studente e pranuan. Ishte nje nene madheshtore. Ajo mu lut dhe i thashe Azemit dhe Arben Imamit qe Majko te vinte. Ata me thane se mund te vije por te mos flase tek takimi me Ramizin. Dhe ai ne fakt nuk foli ne takim.
Po ky grup i 30 studenteve tek takimi me Ramizin si u krijua krejt rastesisht apo u bisedua me studentet
U be ne menyre demokratike. Secili propozonte por berthama ishte ne ate takim. Te tjeret ishin si mbushje. Disa ishin te grupit te Ramiz Alise. Aty ishin tri grupe. Nje grup rrinte kot ndersa nje grup ishte i dhene me zemer per demokracine dhe nje grup i Ramizit. Dua te them qe kur shkuam tek Ramizi ai kujtoi se ne do krijonim nje shoqate por u detyrua te pranonte pluralizmin politik. Nuk donte ti lejonte partite. Nuk kishte ndermend te bente parti te dyte por u detyrua nga ne.
Ka pasur ndonjehere takim tjeter me Ramiz Aline
Ka pasur por jo me ne. Ka pasur grupi i tij. Nga intelektualet ai ka pasur edhe Edi Ramen dhe doktor Berishen. Por ndryshimi i te dyve eshte se doktor Berisha u be me ne. Ai beri te kunderten dhe nuk zbatoi ato qe i tha Ramizi. Berisha na ndihmoi qe nga plaget e deri per nxjerrjen e 30 studenteve qe ishin arrestuar. Ai u bashkua me anen tone politike. Kur ne ishim te plagosur Edi Rama kercente Rok e Roll ate nate. Jam e bindur per kete.
Kthehemi edhe njehere tek programi dhe shkrimi i tij. Kush ishte aty
Aty ishte Aleksander Meksi Armen Imami Gramoz Pashko Azem Hajdari e shume te tjere. Mbaj mend qe erdhi edhe Eduard Selami. Ai me kapi per krahu tek korpusi duke me thene se kam karten e Helsinkit dhe dua tju ndihmoj tek programi. I thashe menjehere po pasi u kerkoja pedagogeve te tjere te vinin por ata refuzonin kishin frike. Eduard Selami kerkoi vete te vinte atje. U nisem dhe shkuam tek shtepia e Pashkos. Aty erdhi doktor Berisha.
Tashme keni ardhur ne Shqiperi se bashku me Eduard Selamin. Keni lene disa takime. 18 vjet pasi keni ikur ne SHBA keni menduar te ktheheni perfundimisht ne Shqiperi
Po perfundimisht.
Do perfshiheni ne jeten politike
Po do perfshihem.
Ne Partine Demokratike
Po. Ne fakt ka dy alternativa. Qellimi im eshte qe keto elemente te cilet jane arritur qe nga demokracia nga viti 1900 te pershpejtohet me tej. Ka arritje sepse asfalti ka shkuar nga Vermoshi ne Konispol. Nese i arrijme pa qene ne politike jemi te nderuar. Nuk e kam qejf politiken por ne qofte se duhet pjesemarrja ime ne politike per te shtyre demokratizimin ketu ku ka ngecur do ta bej. Ne politike nuk futem per te mbushur xhepat e mi sic kane bere te tjeret qe kane mbushur bankat sepse vete personalisht kam nje status ekonomik.
Mendoni se do tiu mireprese PD-ja sot
PD-ja qe eshte sot eshte PD-ja qe nuk duhet te jete. Duhet tia leme kohes. Deshira ime eshte te kthehem ne PD sepse ajo ka qene PD-ja ime ku kam kujtimet e Azemit Arbenit Doktorit etj. dhe nese eshte rrezuar pak dhe i ka hyre qelbezimi deshiroj qe me ndihmen e Doktorit ta cojme atje ku ishte. Nuk jam nga ata qe bredhin majtas e djathtas. Nese se bashku me te tjeret qe kemi ardhur si Eduard Selami por edhe shume te tjere nese doktori na mbeshtet te pastrojme qelbezimin ne PD.
Pame tek promovimi i librit te Aleksander Meksit shume prej themeluesve. Ne rast se PD-ja nuk hapet ndaj jush Eduard Selamit etj. shikoni si alternative krijimin e nje partie tjeter
Qellimi im eshte te vazhdojme rrugen e demokracise. Une do tia arrij qellimit do ta shohe koha. Nuk i dime ende rruget por do tia arrijme. Une kam dy kombe dhe dy shtetesi Shqiperine dhe Ameriken. Ashtu si zemra qe ka dy barkushe. Te dyja i kam ne vend te pare. Nese nje njeri mund te jetojne pa nje barkushe une nuk jetojne dot pa te dyja. Demokracine qe gjeta ne Amerike dua ta shoh edhe ne Shqiperi dhe u them te gjitheve te kthehen ne Shqiperi per te rikthyer demokracine.
A ka ndonje projekt Eduard Selami ne kete kthim
Erdhem bashke nga Amerika per te njejtin qellim. Nuk kemi percaktuar detaje. Duam ti japim shpejtesi me te madhe demokracise te bashkebisedojme me doktor Berishen dhe te flasim hapur me te. Te bisedojme si te pershpejtojme demokracine.
shte kthyer perfundimisht edhe Selami ne Shqiperi
Po dhe ai eshte rikthyer.
ERALD KAPRI