E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev dëshiron pajtim me Poloninë

Nga Express më 12 prill 2011 në ora 17:30

Presidenti rus Dmitri Medvedev u angazhua tek homologu i tij polak, Bronislav Komorkovski, për pajtim mes dy vendeve.

Të dyja vendet duhet të hapin një faqe të re në marrëdhëniet e tyre, tha ai gjatë një ceremonie përkujtimore në njëvjetorin e rrëzimit të aeroplanit të presidentit të Polonisë para një viti në Smolensk të Rusisë.

Në qytetin Katyn, jo larg Smolenskut, në vitin 1940 nga ushtria sovjetike janë vrarë mijëra oficerë polakë. Në Smolensk të dy politikanët përkujtuan 96 viktimat e rrëzimit të aeroplanit, në mesin e të cilëve ndodhej edhe presidenti i atëhershëm polak Lech Kaczynski.

Medvedev paralajmëroi se Rusia dhe Polonia do të kapërcejnë zënkën e tyre të fundit për ngritjen e një pllake përkujtimore në vendin e fatkeqësisë.

"Sot unë dua të sqaroj se zoti president dhe unë kemi rënë dakord për krijimin e një grupi ndërkombëtar, i cili do të paraqes së bashku një projekt për ngritjen e një monumenti. Zoti president dhe unë nga ana jonë do të japim të gjithë mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme", tha Medvedev.

Teksti në pllakën përkujtimore do të shkruhet në të dyja gjuhët, polonisht dhe rusisht dhe do të miratohet nga të dyja vendet, tha Medvedev.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›