SHBA shënoi 150 vjetorin e luftës civile

Nga Express më 12 prill 2011 në ora 16:30
Sot në SHBA u shënua 150 vjetori i fillimit të Luftës Civile, që pothuaj shkatërroi Shtetet e Bashkuara.
Njëmbëdhjetë shtete të jugut u shkëputën nga bashkimi, duke formuar Konfederatën e Shteteve të Amerikës dhe u zotuan të ruanin sistemin e tyre ekonomik të bazuar në bujqësinë dhe skllavërinë.
Me 12 prill të vitit 1861, ushtarët e Konfederatës qëlluan mbi ushtarët e Bashkimit në Fort Summer të Karolinës së Jugut.
Ky ishte veprimi i parë agresiv i hapur nga Jugu kundër Veriut. Katër vite më vonë, forcat e konfederatës u dorëzuan.
Sot, kjo luftë mes shteteve është ende e freskët në mendjen e shumë amerikanëve dhe në disa mënyra, vendi është ende duke u shëruar nga ndarja që ndodhi në atë kohë.