BE është lodhur nga zgjerimi, Turqia nga reformat

Schultz, i cili intervistën e dha para vizitës në Turqi, foli për çështje lidhur me ardhmërinë e negociatave për anëtarësim të Turqisë në BE, pas zgjedhjes së presidentit të ri francez, Francois Hollande.
"Marrëdhëniet e BE-së dhe Turqisë nuk janë të obliguara me ndërrimin e pushtetit në një shtet. Ato marrëdhënie janë të obliguara me atë nëse Ankaraja do të vazhdojë me reformat, të cilat i kërkon BE-ja dhe në kuptimin përfundimtar me dëshirë të vendeve nga Unioni për ta pranuar Turqinë. Në Turqi ka lodhje të caktuar nga reformat, ndërsa në vendet e BE-së ka lodhje të caktuar nga zgjerimi", theksoi Schultz.
Ai shtoi se në situatë të tillë, fakti që në Paris ka Qeveri të re nuk do të shkaktojë ndryshime në marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Turqisë.
Lidhur me planet e Turqisë për t'i ngrirë marrëdhëniet me BE-në, pasi që Republika e Qipros do ta marrë kryesimin e BE-së në korrik, Schultz tha se Ankaraja nuk vendosë se cili vend do të kryesojë me Unionin.
"Vendi-kandidat për anëtarësim në BE nuk mund të thotë se do t'i ndërpresë negociatat, nëse një vend i caktuar anëtar e merr kryesimin e radhës", shtoi Schultz.