Sulmohen sërish shkollat, helmohen rreth 160 vajza afgane
Rreth 160 vajza raportohet të jenë sëmurë, pas një sulmi të dyshuar me gaz helmues në shkollën e tyre, në veri të Afganistanit.
Incidenti i sotëm në provincën Takhar është sulmi i katërt në shkollat e kësaj zone, që nga muaji i kaluar.
Vajzat e sëmura kanë thënë për Radio Afganistani i Lirë se kanë ndjerë një aromë të keqe, më pas kanë humbur vetëdijen.
Zyrtarët e inteligjencës afgane thonë se kryengritësit talibanë kanë intensifikuar sulmet ndaj shkollave, në përpjekje për të frikësuar prindërit që të ndalojnë shkollimin e fëmijëve të tyre.